Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin arsimor në Durrës. Nxënësi i shkollës “Leonik Tomeo”, Klevis Dervishi, ka ndërruar jetë, pasi nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra në një aksident.

Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga shkolla, e cila ka shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e nxënësit të saj.

“Humbja e një shpirti kaq të ri lë një zbrazëti të madhe në zemrat tona dhe në bankat e shkollës”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit të publikuar nga institucioni arsimor.

Shkolla “Leonik Tomeo” i ka shprehur familjes Dervishi ngushëllimet më të sinqerta, duke kujtuar Klevisin si një nxënës që do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e komunitetit shkollor.