Policia e Durrësit ka dhënë informacionin zyrtar lidhur me grabitjen e ndodhur pasditen e sotme në një market në lagjen nr. 17, ku u mor me dhunë një shumë parash nga kasa.

Sipas Policisë, autori i dyshuar, shtetasi F. S., 26 vjeç, u identifikua dhe është shpallur në kërkim.

26-vjeçari dyshohet se rreth orës 15:00 ka marrë me dhunë paratë nga kasa e marketit dhe më pas është larguar.

Njoftimi i plotë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 15:00, në lagjen nr. 17, një shtetas ka marrë me dhunë një shumë parash nga kasa e një marketi dhe është larguar.

Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe si rezultat i veprimeve të shpejta, bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, shtetasit F. S., rreth 26 vjeç, ku vijojnë kontrollet në zonë, me qëllim kapjen e tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.