Një aksident fatal me pasojë dy viktima ka ndodhur në mesnatë në Golem, ku një motomjet u përplas me një bordurë. Si pasojë e përplasjes, humbën jetën drejtuesi dhe pasagjeri. Drejtuesi është identifikuar dhe është shtetasi E. L., 44 vjeç, ndërsa pasagjeri, nuk është identifikuar ende.
Informacioni paraprak i policisë:
Rreth orës 00:20, të datës 25.08.2026, në Golem, një motomjet me dy persona është përplasur me një bordurë.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi E. L., 44 vjeç, si dhe pasagjeri, ende i paidentifikuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për identifikimin e shtetasit tjetër.





