Biznesmeni i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), Ergys Agasi, është arrestuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Durrësit, në zonën e Plepave, arrestimi është bërë i mundur nga policia e Durrësit.
Agasi ishte shpallur në kërkim lidhur me hetimet e SPAK për dosjen e abuzimeve me tenderët e AKSHI-t dhe akuzohet si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.
Aksioni për arrestimin e tij është kryer nga forcat e policisë pas informacioneve në rrugë operative për vendndodhjen e tij.





