Një aksident është regjistruar pak më parë në Durrës, në zonën e njohur si “Pranvera”.
Një automjet ka përplasur një grua, e cila po kalonte vijat e bardha bashkë me dy fëmijët e saj, të cilët i mbante në krahë.
Të aksidentuarat janë shoqëruar me ambulancë drejt Urgjencës së Spitalit të Durrësit, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore.
Sipas burimeve nga Policia e Durrësit, ato nuk kanë pësuar dëmtime të rënda.
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.





