Alarm në lagjen nr.4 të Durrësit, ku një objekt i dyshimtë i lidhur me celular në mes të rrugës ka ngritur në këmbë policinë dhe forcat xheniere.
Alarmi u dha rreth orës 09:00, informon policia, ku në lagjen nr. 4, është konstatuar në rrugë, një celular i lidhur me një objekt të dyshimtë.
“Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet për rastin.
Janë njoftuar specialistët xhenierë, për heqjen e objektit dhe verifikimin e tij.
Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit“, thuhet në njoftimin paraprak të policisë.





