Nga Mentor Kikia
Kjo ndodh vetem ne Shqiperi!
Nje histori qe zor se mund ta ndeshesh ndokund botes demokratike.
Nje kamarier 18 vjecar, qe punonte ne nje hotel ne Golem, dhunohet nga 4 persona, sepse kerkonte pagen. Imagjino te pretendosh qe ai te kete kontrate pune.
Dhunuesi kryesor, djali i pronarit te hotelit. I takon. Djali i biznesmenit, pergatitet te marre ne dore menaxhimin e biznesit.
Kater burra per te rrahur nje 18 vjecar, qe kerkonte pagen e punes. Dhuna ne grup eshte tjeter veti e jona burrerore. Ne po te vume poshte, te marrim shpirtin.
Xhaxhai i djalit te rrahur, qe perfundoi ne spital nga dhuna, merr nje Kallashnikov dhe shkon te beje drejtesine.
Ketu vjen pjesa tjeter e bukur!
Policia e kap xhaxhin me arme dhe rive ne skene ngjarjen, per ta filmuar.
E marrin te arrestiarin me pranga me duar dhe e cojne tek dera e makines ku eshte arma.
Nje polic bertet fort, pa lidhje, “ulu ulu, ulu poshte”. Dhe te prangosur e gjunjezojne dhe e shtrijne burrin tek dera e makines, pa asnje arsye. Kuptohet per ta filmuar, por profesionalisht ne menyre krejt naive dhe te pa nevojshme fare.
Historia vazhdon….
Ata kater dhunuesit, qe kishin fshire edhe pamjet e kamerave te sigurise, per te zhdukur provat, do te deklarojne se e rrahen per vetembrojtje kamarierin.





