Vatra e zjarrit në Lundër ka shkaktuar një situatë kritike në orët e fundit. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe po përhapen me shpejtësi duke vënë në rrezik banesat në zonë.
Pavarësisht ndërhyrjeve të forcave të shërbimit zjarrfikëse është bërë e pamundur izolimi total i vatrës së zjarrit. Terreni i vështirë malor e bënë të vështirë ndërhyrjen e strukturave të emergjencave civile, ndërsa mësohet se flakët kanë depërtuar deri në vargmalin e Skënderbeut.
Në terren janë angazhuar veç të tjerave edhe Policia e Shtetit e cila po monitoron situatën nga afër në mnëyrë që të shmangen rreziqet për qytetarët. Njëkohësisht, ka mbërritur në vendngjarje edhe helikopteri i emergjencave civile i cili po ndërhyn nga ajri për të vënë nën kontroll vatrën e zjarrit e cila po bëhet serioze për zonën, banesat dhe të mbjellat.





