Disa llogari në rrjetin social Instagram të personave të angazhuar në protestën kundër klasave politike janë mbyllur gjatë orëve të fundit.

Sipas denoncimeve të bëra publike, mes profileve të prekura janë edhe llogaria e kreut të Partisë Mundësia, Agron Shehaj, si edhe “Mashurkabazike5g” dhe “Antidrroga07”.

Shehaj ishte ndër të parët që njoftoi për mbylljen e llogarisë së tij, ndërsa më pas deputetja e pavarur Marjana Koçeku deklaroi se numri i profileve të mbyllura është më i madh, duke pretenduar se janë prekur mbi 200 faqe në Instagram që kanë publikuar materiale në mbështetje të protestës.

Koçeku shkroi se këto llogari përmbanin materiale nga protestat dhe se mbylljet kanë prekur figura publike, aktivistë dhe faqe informuese.