Shoqata e Gjyqtarëve ka reaguar pas qëndrimit të Ministrisë së Financave lidhur me zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pagat e magjistratëve.
Në reagimin e saj, Shoqata e Gjyqtarëve e konsideron qëndrimin e Ministrisë së Financave si në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke ngritur pretendimin se moszbatimi i tij përbën shkelje.
“Qëndrim kundër vendimit të GJK. Mund të ngremë kallëzim penal”, thuhet në reagimin e Shoqatës së Gjyqtarëve.
Shoqata ka kundërshtuar argumentin se ndryshimet në pagat e magjistratëve duhet të presin miratimin e Kuvendit, duke theksuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i detyrueshëm.





