Diego Kosta në telashe. Sulmuesi i Atletiko Madridit u akuzua një vit më parë se nuk kishte paguar rreth 500 mijë euro taksa.Prokuroria spanjolle ka lëshuar një akuzë ditën e sotme për 31-vjeçarin, teksa sipas gazetës prestigjioze “AS”, akuza e ngritur ndaj Diego Kostës parashikon gjashtë muaj burg për lojtarin dhe një gjobë prej 500 mijë eurosh.
Seanca gjyqësore është caktuar për të enjten e ardhshme. Si të mos mjaftonin dëmtimet e shumta, sulmuesi tashmë duhet të përballet edhe me problemet gjyqësore, që kërkojnë ta fundosin përfundimisht.Kjo ka qenë një periudhë negative për lojtarin e Atletikos së Madridit, tek i cili do të mbështetet Diego Simeone për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve.





