Ukraina është një nga shtetet që njoftoi rinisjen e futbollit ditën e sotme, teksa që në fillim janë përballur me një situatë të vështirë.Ndeshja e kampionatit mes Karpati dhe Mariupol, e planifikuar për t’u luajtur ditën e nesërme, është pezulluar përkohësisht.

Kjo vjen për shkak se te skuadra e Karpati pasi testeve të kryera, kanë rezultuar pozitivë disa lojtarë dhe pjesëtarë nga stafi. Menjëherë federata ka vendosur pezullimin për këtë ndeshje, teksa do dalin me një njoftim të dytë për të përcaktuar një datë të re për zhvillimin e kësaj ndeshjeje.