Vazhdon puna për rikonstruksionin e fasadave të pallateve në zona të ndryshme të qytetit të Durrësit, ku një tjetër pallat po merr pamje të re.
Ndërhyrjet po vijojnë në lagjen nr. 1, aty ku po rikonstruktohet fasada e këtij objekti që shihni në foto. Ai është dëmtuar ndër vite si pasojë e amortizimit dhe kushteve atmosferike.
Fotot nga rikonstruksioni u shpërndanë në rrjete sociale nga kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako, e cila thotë se këto investime synojnë të rrisin sigurinë, qëndrueshmërinë dhe jetëgjatësinë e objekteve, ndërsa njëkohësisht kontribuojnë në përmirësimin e imazhit urban.





