Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrat me ullinj në Radostinë e Fierit, ndërsa flakët po përparojnë drejt zonës së banuar.
Për shkak të situatës, ka nisur evakuimi i banorëve nga zonat e rrezikuara.
Në vendngjarje janë angazhuar 8 mjete zjarrfikëse, rreth 40 efektivë, 20 forca bashkiake dhe dy autobote, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve dhe frenimin e përhapjes së zjarrit.
Terreni i vështirë po e bën të vështirë ndërhyrjen nga toka. Për këtë arsye është kërkuar edhe ndërhyrje nga ajri me helikopter.





