Heidi Baci ka tërhequr vëmendjen me një deklaratë gjatë emisionit “Wake Up”, ku u pyet se me cilën prej ish-moderatoreve të “Për’puthen” do të ndante krevatin.

Heidi zgjodhi Megi Pojanin, duke thënë se do të dëshironte të merrte këshilla prej saj dhe duke e cilësuar si një person me shumë energji dhe ngjyra.

Pas kësaj deklarate ka reaguar edhe Megi Pojani, e cila ka publikuar në “Instastory” lajmin me deklaratën e Heidit.

“Dashuri, me kënaqësi. Nuk është e thjeshtë të dorëzosh një familje. Drejtoje, dashuroje dhe dënoje siç e meriton. Më telefono, jam në qytet”, ka shkruar Pojani.

Reagimi i saj ka marrë vëmendje për tonin humoristik dhe këshillat që i ka dhënë Heidit, e cila së shpejti pritet të nisë moderimin e “Për’puthen”.