Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, sapo ka mbërritur në DVP Korçë, i pritur nga drejtuesi Vilson Bala.

Mësohet se takimi do të mbahet në kuadër të të gjithë takimeve që Hita ka filluar në drejtoritë vendore të qarqeve për të lënë porositë për fillimin e procesit mësimor.

Krahas fillimit të shkollave, mësohet se Hita do të diskutojë me drejtuesit dhe shefat e sektorëve dhe seksioneve për problematikat që mund të jenë shqetësuese në juglindje.