Një zjarr ka rënë në orët e para të mëngjesit në zonën e Bagos, pranë Karpenit, ku janë riaktivizuar disa vatra. Në kuadër të kësaj, forcat zjarrfikëse të Kavajës kanë shkuar në terren dhe po punojnë intensivisht për shuarjen e flakëve.
Situata është vështirësuar, pasi flakët janë afruar drejt banesave, por falë ndërhyrjes së shpejtë kjo situatë është shmangur. Specialisti i Emergjencave Civile, Fatbardh Bushi, ka kërkuar ndërhyrjen nga ajri për shuarjen e zjarrit.





