Pas rreth një ore është mbyllur protesta e ditës së sotme, e mbajtur në rrugën “Vllazërimi”. Banorët dhe protestuesit janë shpërndarë, ndërsa qarkullimi i automjeteve është rikthyer normalisht.
Protesta zgjati për rreth një orë dhe u shoqërua edhe me debate mes protestuesve dhe drejtuesve të automjeteve, për shkak të bllokimit të rrugës.
Në vendngjarje ishin të pranishëm edhe efektivët e policisë, të cilët monitoruan protestën e banorëve.





