Veprimtaria administrativo- gjyqësore në Gjykatën e Durrësit është ndërprerë pjesërisht sot vetëm në Seksionin Civil.
Shërbimet ofrohen të kufizuara vetëm për çështjet me karakter urgjent.
“Theksojmë se veprimtria e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës nuk është cënuar në thelb pasi sot të gjithë Gjyqtarët e Republikës së Shqipërisë janë në mbledhje të përgjithshme të gjyqtarëve për situatën e pagave”,- bëjnë të ditur burime nga gjykata.





