Merr flakë kabina e sahateve elektrike brenda ambienteve të një pallati në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune te lagja nr. 5 pranë ish-Parkut Sportiv.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije për “DurrësLajm” se forcat zjarrfikëse ende nuk po ndërhyjnë për shkak se OSHEE nuk ka stakuar ende energjinë elektrike në pallat, dhe në këto kushte është e pamundur të ndërhyhet për shuarjen e flakëve.
Në vendngjarje ndodhen efektivë të Policisë së Shtetit, punonjës të Policisë Bashkiake dhe gjithashtu forcat zjarrfikëse.





