Në ditën e parë të shkollës, një alarm për bombë në shkollën “Edith Durham” në Tiranë ka rezultuar i rremë.
Edmond Jatagani ka telefonuar në mënyrë anonime në polici, duke pretenduar se në ambientet e shkollës kishte bombë.
Pas verifikimeve, rezultoi se bëhej fjalë për një alarm të rremë.
Ndërkohë, Jatagani është shoqëruar në ambientet e Policisë së Tiranës, ku po kryhen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





