Gjykata e Lartë shqyrton sot çështjen që lidhet me masën e sigurisë ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Seanca zhvillohet në Dhomë Këshillimi dhe në qendër të shqyrtimit është masa “arrest me burg” e caktuar ndaj Veliajt. Çështja është rikthyer për shqyrtim pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka kërkuar rishikimin e proporcionalitetit të masës së sigurisë.

Gjykata e Lartë do të vlerësojë argumentet e palëve dhe rrethanat e çështjes, për të përcaktuar nëse masa e arrestit duhet të vijojë apo të ndryshohet.

Erion Veliaj ndodhet prej muajsh nën masën “arrest me burg”, në kuadër të hetimeve të SPAK.

Mbetet për t’u parë nëse Gjykata do të vendosë të lërë në fuqi “arrestin me burg”, ta zëvendësojë atë me një masë tjetër sigurie.