Një aksident tragjik është regjistruar në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Bradashesh, ku një 18-vjeçar ka përplasur me automjet një 69-vjeçar që po lëvizte me biçikletë.
Sipas policisë, automjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin A. G., ka aksidentuar shtetasin Xh. Ç.
Pas përplasjes, 69-vjeçari është transportuar fillimisht në Spitalin Rajonal të Elbasanit dhe më pas është nisur drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.
Megjithatë, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, ai ka humbur jetën gjatë rrugës.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.





