Një aksident i trefishtë është shënuar mëngjesin e sotëm në zonën e Brrylit, pranë Currilave në Durrës.

Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa fatmirësisht nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se drejtuesja e njërit prej “Benz”-ave të përfshirë në aksident, ka qenë duke folur në telefon

Rrethanat e plota të ngjarjes pritet të përcaktohen nga hetimi i policisë.