Fotografia e arrestimit të një gruaje 35-vjeçare nga Minnesota është bërë virale në SHBA, jo për akuzat me të cilat përballet, sesa për ngjashmërinë e saj të habitshme me Jennifer Lopez.

Sipas “New York Post“, Cyrina Ann Quast u arrestua më 30 gusht, e akuzuar për vjedhjen e dy pakove të dyfishta me bateri për vegla elektrike, me një vlerë totale prej rreth 580 dollarësh, nga një dyqan në Monticello.

Sipas padisë, një punonjës e njohu 35-vjeçaren si personin që dyshohet se ishte përfshirë në një vjedhje tjetër në të njëjtin dyqan dy ditë më parë dhe njoftoi policinë.

Quast dyshohet se pranoi se kishte marrë bateritë dhe u arrestua me akuzën e vjedhjes. Megjithatë, ajo që në fund tërhoqi vëmendjen e internetit ishte një foto e saj pas arrestimit nga Zyra e Sherifit të Qarkut Wright.

Ngjashmëria e 35-vjeçares me Jennifer Lopez menjëherë shkaktoi një mori komentesh në mediat sociale.

Për një moment mendova se ishte J.Lo,” shkroi një përdorues, ndërsa një tjetër bëri shaka se “ka një problem në Matrix”.

Një përdorues tjetër gjithashtu bëri shaka se Jennifer Lopez që të bënte një test ADN-je me 35-vjeçaren, duke shkruar se duhet të përcaktohet nëse ato janë motra.

Quast u lirua një ditë pas arrestimit të saj. Megjithatë, sipas të dhënave të disponueshme në internet, kjo nuk ishte hera e parë që ajo kishte probleme me ligjin.