Protesta e qytetarëve jashtë Parlamenti është përshkallëzuar, ku protestuesit kanë goditur me vezë efektivët e policisë. Efektivë të shumtë të policisë ndodhen para Kuvendit, të cilët po përpiqen të mos lejojnë qytetarët që të hynë në ambientet e Kuvendit.
Tensionet u shënuan fillimisht pranë Ministrisë së Brendshme, ndërsa policia ka bllokuar disa rrugë që të çojnë te Kuvend. Nga ana tjetër, qytetarë të shumtë kanë marshuar dhe janë stacionuar në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.





