Ndryshime në postet drejtuese janë bërë ditën e fundit në Ndërmarrjen e Shërbimeve Komunale (NSHK) Durrës.

DurrësLajm“, mëson se përgjegjësi i evadimit të mbetjeve, Soren Dedja është larguar nga detyra, ndërsa në vend të tij është emëruar Fetah Mataj.

Dedja ka mbajtur për 6 vite radhazi, që prej vitit 2020, postin e zëvendësdrejtorit të ndërmarrjes. Ndërsa nga shkurti i vitit 2026, pas ndryshimit të strukturave të ndërmarrjeve në varësi të Bashkisë Durrës, ai ka mbajtur postin e përgjegjësit të evadimit të mbetjeve.

Emri i Matajt u lakua rreth dy muaj më parë, pas skandalit të vjedhjes së 69 milionë lekëve të rinj në filialin e Postës Shqiptare në Durrës, e cila në atë kohë drejtohej nga bashkëshortja e tij, Elizabeta.

Burime nga NSHK bëjnë të ditur se nga detyra janë larguar dy punonjës, njëri prej të cilëve është Soren Dedja, për shkak të mosrealizimit të detyrave.

Ndërkohë, bashkëshortja e tij, Elizabeta Mataj, ish-drejtoreshë e Postës së Durrësit, është nën hetim për akuzat lidhur me përvetësimin e rreth 69 milionë lekëve. Sipas dosjes hetimore të Prokurorisë së Durrësit, ajo është filmuar duke dalë nga zyra me çanta të zeza, ku dyshohet se ndodheshin shuma parash.