Një burrë i moshuar i ka dhënë fund jetës në Durrës duke ndërmarrë aktin ekstrem duke u hedhur nga Ura e Dajlanit.

Sipas burimeve nga policia, ngjarja ka ndodhur ditën e diel në mëngjes rreth orës 06:30, ndërsa viktima është shtetasi A. N., 70 vjeç, banues në Durrës.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se shkak për aktin e vetëflijimit është bërë gjendja e rënduar psikologjike.