-Uzina që i dha Shqipërisë një zë dhe figurë nga Durrësi
“𝐔𝐳𝐢𝐧𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐝𝐢𝐨-𝐓𝐞𝐥𝐞𝐯𝐢𝐳𝐨𝐫𝐞̈𝐯𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐝𝐫𝐢𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐚𝐫𝐞̈ 𝐥𝐢𝐫𝐢𝐧𝐞̈ 𝐞 𝐦𝐮𝐧𝐠𝐮𝐚𝐫”
-290-të faqet e kujtesës së URT-së dhe dhimbja e një fundi
𝐍𝐠𝐚 𝐁𝐔𝐉𝐀𝐑 𝐐𝐄𝐒𝐉𝐀
Mjeshtër i Madh
“Uzina e Radio Televizorëve – Një dritare për të parë lirinë e munguar”, i autorit Luan Jaupi, nuk është vetëm botim dokumentues, për një ndërmarrje që dikur funksiononte në Durrës. Është udhëtim në një kohë të tërë, në një botë pune, dijeje, pasioni, teknologjie, ambicjeje dhe sakrifice, e cila rrezikon të mbetet vetëm fotografi e zbehur, në albumet e atyre që e kanë jetuar.

𝐅𝐨𝐭𝐨𝐠𝐫𝐚𝐟𝐢𝐭𝐞̈ 𝐳𝐛𝐞𝐡𝐞𝐧, 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐬𝐚 𝐤𝐮𝐣𝐭𝐞𝐬𝐚 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐞𝐭𝐞̈ 𝐝𝐢𝐤𝐞̈ 𝐪𝐞̈ 𝐭𝐚 𝐦𝐛𝐫𝐨𝐣𝐞̈. 𝐃𝐡𝐞 𝐋𝐮𝐚𝐧 𝐉𝐚𝐮𝐩𝐢 𝐤𝐚 𝐳𝐠𝐣𝐞𝐝𝐡𝐮𝐫 𝐦𝐞 𝐬𝐡𝐮𝐦𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫𝐤𝐮𝐬𝐡𝐭𝐢𝐦, 𝐭𝐚 𝐦𝐛𝐫𝐨𝐣𝐞̈ 𝐬𝐢 𝐬𝐲𝐭𝐞̈ 𝐞 𝐛𝐚𝐥𝐥𝐢𝐭 𝐤𝐞̈𝐭𝐞̈ 𝐤𝐮𝐣𝐭𝐞𝐬𝐞̈. 𝐊𝐚 𝐦𝐚𝐫𝐫𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐝𝐮𝐚𝐫 𝐡𝐢𝐬𝐭𝐨𝐫𝐢𝐧𝐞̈ 𝐞 𝐔𝐳𝐢𝐧𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐑𝐚𝐝𝐢𝐨 𝐓𝐞𝐥𝐞𝐯𝐢𝐳𝐨𝐫𝐞̈𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐃𝐮𝐫𝐫𝐞̈𝐬𝐢𝐭, 𝐨𝐬𝐞 𝐔𝐑𝐓-𝐬𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐛𝐞̈𝐫𝐢 𝐚𝐭𝐞̈ 𝐪𝐞̈ 𝐧𝐮𝐤 𝐞 𝐛𝐞̈𝐣𝐧𝐞̈ 𝐢𝐧𝐬𝐭𝐢𝐭𝐮𝐜𝐢𝐨𝐧𝐞𝐭. 𝐌𝐛𝐥𝐨𝐝𝐡𝐢 𝐜𝐨𝐩𝐞̈𝐳𝐚𝐭 𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐡𝐢𝐬𝐭𝐨𝐫𝐢𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐡𝐩𝐞̈𝐫𝐧𝐝𝐚𝐫𝐞̈. 𝐊𝐞̈𝐫𝐤𝐨𝐢 𝐞𝐦𝐫𝐚, 𝐫𝐢𝐤𝐭𝐡𝐞𝐮 𝐟𝐨𝐭𝐨𝐠𝐫𝐚𝐟𝐢, 𝐦𝐛𝐥𝐨𝐝𝐡𝐢 𝐝𝐞̈𝐬𝐡𝐦𝐢, 𝐬𝐢𝐬𝐭𝐞𝐦𝐨𝐢 𝐤𝐮𝐣𝐭𝐢𝐦𝐞, 𝐫𝐫𝐞̈𝐦𝐨𝐢 𝐝𝐨𝐤𝐮𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞, 𝐧𝐝𝐨𝐪𝐢 𝐠𝐣𝐮𝐫𝐦𝐞̈𝐭 𝐞 𝐧𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐛𝐢 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐜̧𝐤𝐚, 𝐛𝐞̈𝐫𝐢 𝐩𝐞̈𝐫𝐩𝐣𝐞𝐤𝐣𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭’𝐢 𝐝𝐡𝐞̈𝐧𝐞̈ 𝐭𝐫𝐮𝐩 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐞𝐭𝐞̈𝐦, 𝐚𝐬𝐚𝐣 𝐪𝐞̈ 𝐝𝐢𝐤𝐮𝐫 𝐢𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐪𝐞𝐧𝐝𝐫𝐚𝐭 𝐦𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐫𝐞̈𝐧𝐝𝐞̈𝐬𝐢𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐞𝐥𝐞𝐤𝐭𝐫𝐨𝐧𝐢𝐤𝐞̈𝐬 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞.
Libri ka 290-të faqe dhe vjen në kuadrin e Botimeve Jozef. Redaktor është shkrimtari i njohur Shpend Topollaj, drejtues i botimit Aurel Kaçulini, ndërsa përpunimi grafik është realizuar nga Drini Ulqini. Parathëniea është shkruar, nga poeti dhe kritiku letrar Agim Bajrami. Këto janë të dhënat e librit.
𝐏𝐨𝐫 𝐬𝐡𝐩𝐢𝐫𝐭𝐢 𝐢 𝐥𝐢𝐛𝐫𝐢𝐭, 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐝𝐢𝐤𝐮 𝐭𝐣𝐞𝐭𝐞̈𝐫. 𝐄̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐭𝐞𝐤 𝐧𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐭. 𝐓𝐞𝐤 𝐚𝐭𝐚 𝐪𝐞̈ 𝐡𝐲𝐧𝐢𝐧 𝐧𝐞̈ 𝐮𝐳𝐢𝐧𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐦𝐞̈𝐧𝐠𝐣𝐞𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐝𝐢𝐥𝐧𝐢𝐧 𝐧𝐞̈ 𝐦𝐛𝐫𝐞̈𝐦𝐣𝐞 𝐦𝐞 𝐝𝐮𝐚𝐫𝐭 𝐞 𝐥𝐨𝐝𝐡𝐮𝐫𝐚, 𝐩𝐨𝐫 𝐦𝐞 𝐛𝐢𝐧𝐝𝐣𝐞𝐧 𝐬𝐞 𝐤𝐢𝐬𝐡𝐢𝐧 𝐛𝐞̈𝐫𝐞̈ 𝐝𝐢𝐜̧𝐤𝐚. 𝐓𝐞𝐤 𝐢𝐧𝐱𝐡𝐢𝐧𝐢𝐞𝐫𝐞̈𝐭 𝐪𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫𝐛𝐚𝐥𝐥𝐞𝐬𝐡𝐢𝐧 𝐦𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐛𝐥𝐞𝐦𝐞 𝐭𝐞𝐤𝐧𝐢𝐤𝐞, 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐨𝐡𝐞̈𝐧 𝐤𝐮𝐫 𝐬𝐡𝐮𝐦𝐞̈ 𝐠𝐣𝐞̈𝐫𝐚 𝐧𝐮𝐤 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐨𝐫𝐨𝐬𝐢𝐭𝐞𝐬𝐡𝐢𝐧 𝐧𝐠𝐚 𝐣𝐚𝐬𝐡𝐭𝐞̈. 𝐓𝐞𝐤 𝐭𝐞𝐤𝐧𝐢𝐤𝐞̈𝐭, 𝐪𝐞̈ 𝐝𝐢𝐧𝐢𝐧 𝐭𝐚 𝐝𝐞̈𝐠𝐣𝐨𝐧𝐢𝐧 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐫𝐚𝐝𝐢𝐨, 𝐬𝐢𝐤𝐮𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐢𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐪𝐞𝐧𝐢𝐞 𝐞 𝐠𝐣𝐚𝐥𝐥𝐞̈. 𝐓𝐞𝐤 𝐩𝐮𝐧𝐞̈𝐭𝐨𝐫𝐞̈𝐭, 𝐪𝐞̈ 𝐩𝐣𝐞𝐬𝐞̈ 𝐩𝐚𝐬 𝐩𝐣𝐞𝐬𝐞, 𝐯𝐢𝐝𝐞̈ 𝐩𝐚𝐬 𝐯𝐢𝐝𝐞, 𝐛𝐨𝐛𝐢𝐧𝐞̈ 𝐩𝐚𝐬 𝐛𝐨𝐛𝐢𝐧𝐞, 𝐞 𝐤𝐭𝐡𝐞𝐧𝐢𝐧 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐢𝐝𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐚𝐩𝐚𝐫𝐚𝐭.

Dhe mbi të gjitha tek një qytet, që për një periudhë u bë qendër e teknologjisë shqiptare. Kjo është arsyeja pse libri i Luan Jaupit, duhet lexuar jo vetëm si histori e një uzine, por si histori e një epoke të Durrësit.
𝐋𝐮𝐚𝐧 𝐉𝐚𝐮𝐩𝐢 𝐟𝐨𝐭𝐨𝐠𝐫𝐚𝐟𝐢, 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐭𝐞̈ 𝐡𝐞𝐫𝐞̈ 𝐟𝐨𝐭𝐨𝐠𝐫𝐚𝐟𝐨𝐧 𝐤𝐮𝐣𝐭𝐞𝐬𝐞̈𝐧
𝐋𝐮𝐚𝐧 𝐉𝐚𝐮𝐩𝐢 𝐮 𝐥𝐢𝐧𝐝, 𝐦𝐞̈ 𝟐𝟑 𝐠𝐮𝐬𝐡𝐭 𝟏𝟗𝟓𝟒 𝐧𝐞̈ 𝐃𝐮𝐫𝐫𝐞̈𝐬. 𝐊𝐫𝐞𝐮 𝐬𝐡𝐤𝐨𝐥𝐥𝐞̈𝐧 𝐞 𝐦𝐞𝐬𝐦𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐫𝐚𝐝𝐢𝐨-𝐭𝐞𝐥𝐞𝐯𝐢𝐳𝐨𝐫 𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐞̈ 𝐩𝐚𝐬, 𝐝𝐢𝐬𝐚 𝐤𝐮𝐫𝐬𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐠𝐚𝐳𝐞𝐭𝐚𝐫𝐢. 𝐉𝐞𝐭𝐚 𝐩𝐫𝐨𝐟𝐞𝐬𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥𝐞, 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐥𝐢𝐝𝐡𝐮𝐫 𝐦𝐞 𝐝𝐢𝐬𝐚 𝐟𝐮𝐬𝐡𝐚, 𝐩𝐨𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐚 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐞𝐭𝐮𝐫 𝐢 𝐩𝐫𝐚𝐧𝐢𝐬𝐡𝐞̈𝐦 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐩𝐚𝐬𝐢𝐨𝐧, 𝐝𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐫𝐚 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐚𝐫𝐞̈, 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐫𝐮𝐚𝐣𝐭𝐮𝐫 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐭𝐫𝐞𝐠𝐮𝐚𝐫. 𝐊𝐚 𝐩𝐮𝐧𝐮𝐚𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐔𝐑𝐓. 𝐍𝐮𝐤 𝐩𝐨 𝐬𝐡𝐤𝐫𝐮𝐚𝐧 𝐩𝐞̈𝐫 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐯𝐞𝐧𝐝, 𝐪𝐞̈ 𝐞 𝐤𝐚 𝐩𝐚𝐫𝐞̈ 𝐧𝐠𝐚 𝐥𝐚𝐫𝐠. 𝐄 𝐤𝐚 𝐧𝐣𝐨𝐡𝐮𝐫 𝐧𝐠𝐚 𝐛𝐫𝐞𝐧𝐝𝐚.
Më vonë, u vendos përgjegjës i arkivit dhe fotograf në teatrin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit. Në vitin 1994, botoi gazetën “Durrës Biznes”. Që nga viti 1970 është marrë me gjuhën esperanto. Është autor i tre librave dhe ka marrë disa vlerësime për fotografinë artistike, ndër të cilat çmimi “Kel Marubi”, çmimi “Gjon Mili”, çmimi i tretë në Rusi për “Pelivesa mbi pishë”, “Mirënjohjen e Qytetit të Durrësit” dhe çmimin ndërkombëtar “Nikolin Xhoja”.
𝐏𝐨𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐭𝐞̈ 𝐥𝐢𝐛𝐞̈𝐫, 𝐟𝐨𝐭𝐨𝐠𝐫𝐚𝐟𝐢𝐚 𝐦𝐞𝐫𝐫 𝐭𝐣𝐞𝐭𝐞̈𝐫 𝐤𝐮𝐩𝐭𝐢𝐦. 𝐅𝐨𝐭𝐨𝐠𝐫𝐚𝐟𝐢 𝐳𝐚𝐤𝐨𝐧𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐤𝐚𝐩 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐜̧𝐚𝐬𝐭. 𝐋𝐮𝐚𝐧 𝐉𝐚𝐮𝐩𝐢 𝐤𝐞̈𝐭𝐮, 𝐤𝐞̈𝐫𝐤𝐨𝐧 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐚𝐩𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐤𝐨𝐡𝐞̈. 𝐊𝐣𝐨 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐬𝐡𝐮𝐦𝐞̈ 𝐦𝐞̈ 𝐞 𝐯𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐢𝐫𝐞̈. 𝐍𝐣𝐞̈ 𝐟𝐨𝐭𝐨𝐠𝐫𝐚𝐟𝐢 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭𝐞̈ 𝐭𝐫𝐞𝐠𝐨𝐣𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐫𝐞𝐩𝐚𝐫𝐭, 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐦𝐚𝐤𝐢𝐧𝐞𝐫𝐢, 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐠𝐫𝐮𝐩 𝐩𝐮𝐧𝐨𝐧𝐣𝐞̈𝐬𝐢𝐬𝐡, 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐜𝐞𝐫𝐞𝐦𝐨𝐧𝐢, 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐞𝐤𝐬𝐤𝐮𝐫𝐬𝐢𝐨𝐧. 𝐏𝐨𝐫 𝐩𝐚𝐬 𝐬𝐚𝐣, 𝐟𝐬𝐡𝐢𝐡𝐞𝐧 𝐡𝐢𝐬𝐭𝐨𝐫𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐧𝐮𝐤 𝐝𝐮𝐤𝐞𝐧. 𝐊𝐮𝐬𝐡 𝐢𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐚𝐢 𝐧𝐣𝐞𝐫𝐢? 𝐂̧𝐟𝐚𝐫𝐞̈ 𝐩𝐮𝐧𝐞 𝐛𝐞̈𝐧𝐭𝐞? 𝐂̧𝐟𝐚𝐫𝐞̈ 𝐞̈𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐫𝐨𝐧𝐭𝐞? 𝐂̧𝐟𝐚𝐫𝐞̈ 𝐝𝐢𝐧𝐭𝐞? 𝐂̧𝐟𝐚𝐫𝐞̈ 𝐩𝐫𝐨𝐝𝐡𝐨𝐧𝐭𝐞? 𝐂̧𝐟𝐚𝐫𝐞̈ 𝐧𝐝𝐨𝐝𝐡𝐢 𝐦𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐞̈ 𝐩𝐚𝐬?
Kështu fotografia shndërrohet në dokument. Dhe dokumenti, kur lidhet me kujtesën e njerëzve, bëhet histori. Kjo është ajo, që Jaupi ka tentuar të bëjë. Nuk e ka lënë fotografinë të heshtë. E ka bërë të flasë.
𝐔𝐑𝐓-𝐣𝐚 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢 𝐤𝐮 𝐃𝐮𝐫𝐫𝐞̈𝐬𝐢 𝐡𝐲𝐧𝐭𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐞𝐩𝐨𝐤𝐞̈𝐧 𝐞 𝐞𝐥𝐞𝐤𝐭𝐫𝐨𝐧𝐢𝐤𝐞̈𝐬
Fjala “elektronikë” sot, është bërë pjesë e zakonshme e jetës. Televizori është një ekran i hollë. Radioja mund të jetë brenda telefonit. Një pajisje e vogël mund të bëjë atë, që dikur kërkonte dhomë të tërë me aparatura. Por duhet të kthehemi pas në kohë, për të kuptuar çfarë përfaqësonte një uzinë si URT-ja.
𝐍𝐞̈ 𝐚𝐭𝐞̈ 𝐤𝐨𝐡𝐞̈, 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐫𝐨𝐝𝐡𝐨𝐣𝐞 𝐫𝐚𝐝𝐢𝐨 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐞𝐥𝐞𝐯𝐢𝐳𝐨𝐫𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢, 𝐧𝐮𝐤 𝐢𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐯𝐞𝐭𝐞̈𝐦 𝐯𝐞𝐩𝐫𝐢𝐦 𝐢𝐧𝐝𝐮𝐬𝐭𝐫𝐢𝐚𝐥. 𝐈𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐬𝐟𝐢𝐝𝐞̈ 𝐭𝐞𝐤𝐧𝐨𝐥𝐨𝐠𝐣𝐢𝐤𝐞. 𝐔𝐑𝐓-𝐣𝐚 𝐮 𝐛𝐞̈, 𝐩𝐫𝐞𝐣 𝐪𝐞𝐧𝐝𝐫𝐚𝐯𝐞 𝐦𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐫𝐞̈𝐧𝐝𝐞̈𝐬𝐢𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐬𝐚𝐣 𝐬𝐟𝐢𝐝𝐞. 𝐍𝐞̈ 𝐤𝐮𝐥𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐬𝐚𝐣, 𝐩𝐫𝐨𝐝𝐡𝐨𝐧𝐭𝐞 𝐫𝐫𝐞𝐭𝐡 𝟗𝟎𝟎𝟎 𝐫𝐚𝐝𝐢𝐨 𝐝𝐡𝐞 𝟔𝟎𝟎𝟎 𝐭𝐞𝐥𝐞𝐯𝐢𝐳𝐨𝐫𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐯𝐢𝐭. 𝐔𝐳𝐢𝐧𝐚 𝐤𝐢𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐬𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐟𝐚𝐪𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐨𝐧𝐬𝐢𝐝𝐞𝐫𝐮𝐞𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐩𝐮𝐧𝐞, 𝐫𝐫𝐞𝐭𝐡 𝟓𝟎𝟎𝟎 𝐦𝐞𝐭𝐫𝐚 𝐤𝐚𝐭𝐫𝐨𝐫𝐞̈. 𝐍𝐞̈ 𝐩𝐞𝐫𝐢𝐮𝐝𝐡𝐚 𝐭𝐞̈ 𝐜𝐚𝐤𝐭𝐮𝐚𝐫𝐚, 𝐚𝐫𝐫𝐢𝐭𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐮𝐧𝐞̈𝐬𝐨𝐧𝐭𝐞 𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐧𝐞̈ 𝟏𝟓𝟎𝟎 𝐧𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳.
Mendoni pak për këtë shifër. 1500 njerëz. 1500 familje, histori, zanate, profesione, ëndrra dhe fate. Një qytet i vogël brenda qytetit. Aty kishte administratë, byro teknike, repart mekanik, repart marangozësh, repart bakeliti, galvanaizim, laborator kimie, rigjenerim, aparate të rrymës, garanci, magazina, prapavijë, antena, televizorë, radio e shumë sektorë të tjerë.
𝐔𝐑𝐓-𝐣𝐚 𝐧𝐮𝐤 𝐢𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐯𝐞𝐭𝐞̈𝐦 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢 𝐤𝐮 “𝐦𝐨𝐧𝐭𝐨𝐡𝐞𝐬𝐡𝐢𝐧 𝐭𝐞𝐥𝐞𝐯𝐢𝐳𝐨𝐫𝐞̈”. 𝐈𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐨𝐫𝐠𝐚𝐧𝐢𝐳𝐚𝐭𝐞̈ 𝐞 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐥𝐢𝐤𝐮𝐚𝐫 𝐢𝐧𝐝𝐮𝐬𝐭𝐫𝐢𝐚𝐥𝐞, 𝐤𝐮 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐨𝐡𝐞𝐬𝐡𝐢𝐧 𝐬𝐡𝐮𝐦𝐞̈ 𝐝𝐢𝐣𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐟𝐞𝐬𝐢𝐨𝐧𝐞. 𝐊𝐢𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐦𝐞𝐭𝐚𝐥𝐢𝐧. 𝐊𝐢𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐩𝐥𝐚𝐬𝐭𝐢𝐤𝐞̈𝐧. 𝐊𝐢𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐤𝐢𝐦𝐢𝐬𝐭𝐢𝐧. 𝐊𝐢𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐟𝐢𝐳𝐢𝐤𝐚𝐧𝐭𝐢𝐧. 𝐊𝐢𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐦𝐞𝐤𝐚𝐧𝐢𝐤𝐮𝐧. 𝐊𝐢𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐞𝐥𝐞𝐤𝐭𝐫𝐢𝐜̧𝐢𝐬𝐭𝐢𝐧. 𝐊𝐢𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐢𝐧𝐱𝐡𝐢𝐧𝐢𝐞𝐫𝐢𝐧. 𝐊𝐢𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐭𝐞𝐤𝐧𝐢𝐤𝐮𝐧. 𝐊𝐢𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐦𝐨𝐧𝐭𝐮𝐞𝐬𝐢𝐧. 𝐊𝐢𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐦𝐚𝐠𝐚𝐳𝐢𝐧𝐢𝐞𝐫𝐢𝐧. 𝐊𝐢𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐟𝐨𝐭𝐨𝐠𝐫𝐚𝐟𝐢, 𝐝𝐨𝐤𝐮𝐦𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦, 𝐚𝐝𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐚𝐭𝐞̈.
Dhe në fund të gjithë kësaj, duhej të dilte një aparat që të punonte. Në shtëpinë e një shqiptari. Kjo është, prej bukurive të fshehura të kësaj historie. Pas çdo televizori që ndizej në një dhomë, kishte zinxhir njerëzor që fillonte në uzinë. Asnjë uzinë e madhe nuk lind nga hiçi. Para saj janë njerëzit. Para njerëzve është dija. Dhe para dijes, është dëshira për të mësuar.
𝐍𝐞̈ 𝐡𝐢𝐬𝐭𝐨𝐫𝐢𝐧𝐞̈ 𝐞 𝐔𝐑𝐓-𝐬𝐞̈, 𝐯𝐞𝐧𝐝 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐞𝐜̧𝐚𝐧𝐭𝐞̈ 𝐳𝐞̈ 𝐒𝐡𝐭𝐞̈𝐩𝐢𝐚 𝐞 𝐏𝐢𝐨𝐧𝐢𝐞𝐫𝐢𝐭 “ 𝐌𝐞𝐭 𝐇𝐚𝐬𝐚” 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐫𝐞𝐭𝐡𝐢 𝐢 𝐞𝐥𝐞𝐤𝐭𝐫𝐨𝐧𝐢𝐤𝐞̈𝐬, 𝐤𝐮 𝐫𝐨𝐥 𝐭𝐞̈ 𝐫𝐞̈𝐧𝐝𝐞̈𝐬𝐢𝐬𝐡𝐞̈𝐦 𝐩𝐚𝐭𝐢 𝐦𝐣𝐞𝐬𝐡𝐭𝐫𝐢 𝐀𝐥𝐢 𝐂̧𝐞𝐭𝐚𝐤𝐮. 𝐀𝐭𝐲 𝐮 𝐤𝐫𝐢𝐣𝐮𝐚 𝐭𝐞𝐫𝐫𝐞𝐧𝐢, 𝐤𝐮 𝐭𝐞̈ 𝐫𝐢𝐧𝐣𝐭𝐞̈ 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭𝐞̈ 𝐚𝐟𝐫𝐨𝐡𝐞𝐬𝐡𝐢𝐧 𝐦𝐞 𝐞𝐥𝐞𝐤𝐭𝐫𝐨𝐧𝐢𝐤𝐞̈𝐧, 𝐭𝐚 𝐩𝐫𝐞𝐤𝐧𝐢𝐧 𝐚𝐭𝐞̈, 𝐭𝐚 𝐤𝐮𝐩𝐭𝐨𝐧𝐢𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐚 𝐬𝐡𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐫𝐨𝐧𝐢𝐧 𝐤𝐮𝐫𝐞𝐬𝐡𝐭𝐣𝐞𝐧 𝐧𝐞̈ 𝐩𝐫𝐨𝐟𝐞𝐬𝐢𝐨𝐧.
Mjeshtri Ali Çetaku, është ndër figurat e para të këtij formimi. Përkrah tij përmenden edhe teknikët e parë si Agim Fishta, Rapi Toska, Mirban Kadiu, Kristaq Ekonomi, Ivo Kalebota, Pavlina Loci, Kimete Kalaja, Vath Kurata, Taq Dafa, Jani Bozo, Liljana Frashëri, Abdurrahim Hasnedari, Margarit Çumashi, Hatixhe Reka e të tjerë.
Ata ishin njerëzit e parë, që e kuptuan se elektronika nuk ishte lodër. Ishte e ardhmja.
𝐍𝐮𝐤 𝐞 𝐝𝐢𝐧𝐢𝐧 𝐬𝐞 𝐩𝐨 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐨𝐧𝐢𝐧, 𝐝𝐢𝐜̧𝐤𝐚 𝐬𝐡𝐮𝐦𝐞̈ 𝐦𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐚𝐝𝐡𝐞 𝐬𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐫𝐫𝐞𝐭𝐡 𝐭𝐞𝐤𝐧𝐢𝐤. 𝐏𝐨 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐨𝐧𝐢𝐧 𝐛𝐫𝐞𝐳𝐢𝐧 𝐞 𝐩𝐚𝐫𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐩𝐞𝐜𝐢𝐚𝐥𝐢𝐬𝐭𝐞̈𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐞𝐥𝐞𝐤𝐭𝐫𝐨𝐧𝐢𝐤𝐞̈𝐬 𝐝𝐮𝐫𝐫𝐬𝐚𝐤𝐞. 𝐌𝐞̈ 𝐩𝐚𝐬 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐢𝐧𝐢𝐧 𝐢𝐧𝐱𝐡𝐢𝐧𝐢𝐞𝐫𝐞̈𝐭, 𝐃𝐡𝐢𝐦𝐢𝐭𝐞̈𝐫 𝐕𝐫𝐚𝐡𝐨𝐫𝐢𝐭𝐢, 𝐄𝐦𝐢𝐧 𝐏𝐥𝐮𝐦𝐛𝐢, 𝐋𝐮𝐥𝐳𝐢𝐦 𝐓𝐨𝐩𝐜̧𝐢𝐮, 𝐅𝐚𝐝𝐢𝐥 𝐊𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐬𝐡𝐚, 𝐒𝐩𝐢𝐫𝐨 𝐂𝐢𝐫𝐢, 𝐆𝐞𝐧𝐜 𝐃𝐮𝐫𝐫𝐞̈𝐬𝐢, 𝐊𝐫𝐢𝐬𝐭𝐚𝐪 𝐏𝐫𝐢𝐟𝐭𝐢, 𝐇𝐚𝐬𝐚𝐧 𝐁𝐞𝐠𝐚, 𝐃𝐡𝐢𝐦𝐢𝐭𝐞̈𝐫 𝐗𝐡𝐚𝐫𝐣𝐚, 𝐀𝐝𝐫𝐢𝐚𝐧 𝐐𝐞𝐫𝐞𝐬𝐡𝐧𝐢𝐤𝐮, 𝐄𝐬𝐚𝐭 𝐅𝐞𝐫𝐫𝐚, 𝐕𝐥𝐚𝐝𝐢𝐦𝐢𝐫 𝐒𝐡𝐞𝐡𝐮, 𝐉𝐨𝐡𝐚𝐧 𝐅𝐮𝐫𝐱𝐡𝐢𝐮, 𝐀𝐧𝐚𝐬𝐭𝐚𝐬 𝐏𝐚𝐥𝐥𝐨𝐠𝐮 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐭𝐣𝐞𝐫𝐞̈.
Dhe më pas tjetër brez. Vladimir Shehu, Vaso Marto, Vladimir Bellovoda, Kujtim Kita, Fatbardha Shehu, Yllo Dode, Luan Muça, Budion Pojani, Sotir Pizha, Gëzim Nushi, Bashkim Kopliku, Gani Buka dhe shumë të tjerë. Këta emra, nuk duhet të jenë vetëm listë në një libër. Janë dëshmi. Janë gurë kilometrikë në historinë e elektronikës shqiptare.
𝐍𝐣𝐞̈ 𝐮𝐳𝐢𝐧𝐞̈ 𝐦𝐞 𝐞𝐦𝐫𝐚, 𝐟𝐲𝐭𝐲𝐫𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐝𝐮𝐚𝐫
Prej vlerave më të mëdha të librit të Luan Jaupit, është përpjekja për të mos e lënë historinë pa emra. Historia e institucioneve, shpesh shkruhet me emrat e drejtuesve. Por historia e vërtetë ndërtohet nga të gjithë. Në libër dalin drejtuesit e URT-së, Hysen Balhysa, Petro Papa, Avni Cenolli, Vjollca Tivari, Teodor Bixhi, Dhimitër Shahini dhe Çezar Biturku. Dalin edhe kryeinxhinierët, Dhimitër Vrahoriti, Vladimir Shehu, Johan Furxhiu, Lulzim Bërhami, Bashkim Kopliku dhe Vaso Marto, ose Vasil Martopullo.
𝐃𝐡𝐞 𝐩𝐚𝐬𝐭𝐚𝐣 𝐯𝐣𝐞𝐧 𝐥𝐢𝐬𝐭𝐚 𝐞 𝐦𝐚𝐝𝐡𝐞. 𝐈𝐧𝐱𝐡𝐢𝐧𝐢𝐞𝐫𝐞̈, 𝐟𝐢𝐳𝐢𝐤𝐚𝐧𝐭𝐞̈, 𝐤𝐢𝐦𝐢𝐬𝐭𝐞̈ 𝟖𝟒 𝐞𝐦𝐫𝐚. 𝐌𝐞̈ 𝐭𝐞𝐣, 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫𝐩𝐣𝐞𝐤𝐣𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐨𝐤𝐮𝐦𝐞𝐧𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐩𝐮𝐧𝐨𝐧𝐣𝐞̈𝐬𝐢𝐭 𝐞 𝐮𝐳𝐢𝐧𝐞̈𝐬 𝐧𝐠𝐚 𝐯𝐢𝐭𝐢 𝟏𝟗𝟔𝟑 𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐯𝐢𝐭𝐢𝐧 𝟏𝟗𝟗𝟑, 𝐦𝐞 𝐫𝐫𝐞𝐭𝐡 𝟕𝟗𝟐 𝐞𝐦𝐫𝐚 𝐧𝐞̈ 𝐥𝐢𝐬𝐭𝐞̈𝐧 𝐞 𝐩𝐞̈𝐫𝐟𝐬𝐡𝐢𝐫𝐞̈. 𝐊𝐣𝐨 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐩𝐮𝐧𝐞̈, 𝐪𝐞̈ 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐮𝐤𝐞𝐭 𝐞 𝐥𝐞𝐡𝐭𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐩𝐚𝐦𝐣𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐚𝐫𝐞̈. 𝐍𝐮𝐤 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐮. 𝐏𝐚𝐬 𝐜̧𝐝𝐨 𝐞𝐦𝐫𝐢, 𝐪𝐞̈𝐧𝐝𝐫𝐨𝐧 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞𝐫𝐢. 𝐏𝐚𝐬 𝐜̧𝐝𝐨 𝐧𝐣𝐞𝐫𝐢𝐮, 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐞. 𝐃𝐡𝐞 𝐩𝐚𝐬 𝐜̧𝐝𝐨 𝐟𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐞𝐣𝐞, 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐤𝐮𝐣𝐭𝐢𝐦. 𝐏𝐫𝐚𝐧𝐝𝐚𝐣 𝐥𝐢𝐛𝐫𝐢 𝐢 𝐉𝐚𝐮𝐩𝐢𝐭, 𝐧𝐮𝐤 𝐤𝐞̈𝐫𝐤𝐨𝐧 𝐯𝐞𝐭𝐞̈𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐧𝐚 𝐭𝐡𝐨𝐭𝐞̈: “𝐊𝐣𝐨 𝐮𝐳𝐢𝐧𝐞̈ 𝐤𝐚 𝐞𝐤𝐳𝐢𝐬𝐭𝐮𝐚𝐫.” 𝐊𝐞̈𝐫𝐤𝐨𝐧 𝐭𝐞̈ 𝐧𝐚 𝐭𝐡𝐨𝐭𝐞̈ 𝐞𝐝𝐡𝐞 “𝐊𝐞̈𝐭𝐚 𝐢𝐬𝐡𝐢𝐧 𝐧𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐭 𝐪𝐞̈ 𝐞 𝐛𝐞̈𝐧𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐞𝐤𝐳𝐢𝐬𝐭𝐨𝐣𝐞̈.” 𝐃𝐡𝐞 𝐤𝐣𝐨 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐬𝐡𝐮𝐦𝐞̈ 𝐦𝐞̈ 𝐞 𝐫𝐞̈𝐧𝐝𝐞̈𝐬𝐢𝐬𝐡𝐦𝐞.
Prej ideve më të bukura të librit, është marrëdhënia midis uzinës dhe shtëpisë shqiptare. Televizori nuk mbeti në repart. Hyri në familje. Hyri në dhomën e ndënies. Hyri në jetën e përditshme. Një ekran që ndizte një botë të tërë. Në kushtet e asaj kohe, radioja dhe televizori ishin shumë më tepër se pajisje elektronike. Ishin dritare. Këtu merr kuptim edhe nëntitulli i librit: “Një dritare për të parë lirinë e munguar.”
𝐄𝐤𝐫𝐚𝐧𝐢 𝐢𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐢 𝐯𝐨𝐠𝐞̈𝐥, 𝐩𝐨𝐫 𝐛𝐨𝐭𝐚 𝐪𝐞̈ 𝐬𝐡𝐟𝐚𝐪𝐞𝐣 𝐩𝐞̈𝐫𝐭𝐞𝐣 𝐭𝐢𝐣 𝐦𝐛𝐞𝐭𝐞𝐣 𝐞 𝐦𝐚𝐝𝐡𝐞. 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐭 𝐝𝐞̈𝐠𝐣𝐨𝐧𝐢𝐧 “𝐑𝐚𝐝𝐢𝐨 𝐋𝐨𝐧𝐝𝐫𝐞̈𝐧”. 𝐃𝐞̈𝐠𝐣𝐨𝐧𝐢𝐧 “𝐙𝐞̈𝐫𝐢𝐧 𝐞 𝐀𝐦𝐞𝐫𝐢𝐤𝐞̈𝐬”. 𝐃𝐞̈𝐠𝐣𝐨𝐧𝐢𝐧 “𝐑𝐚𝐝𝐢𝐨 𝐕𝐚𝐭𝐢𝐤𝐚𝐧𝐢𝐧”. 𝐃𝐞̈𝐠𝐣𝐨𝐧𝐢𝐧 𝐳𝐞̈𝐫𝐚, 𝐪𝐞̈ 𝐯𝐢𝐧𝐢𝐧 𝐧𝐠𝐚 𝐭𝐣𝐞𝐭𝐞̈𝐫 𝐛𝐨𝐭𝐞̈, 𝐪𝐞̈ 𝐧𝐮𝐤 𝐩𝐞̈𝐫𝐟𝐮𝐧𝐝𝐨𝐧𝐭𝐞 𝐭𝐞𝐤 𝐤𝐮𝐟𝐢𝐣𝐭𝐞̈ 𝐞 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐭. 𝐀𝐩𝐚𝐫𝐚𝐭𝐢 𝐢 𝐫𝐚𝐝𝐢𝐨𝐬 𝐦𝐞𝐫𝐫𝐭𝐞 𝐤𝐮𝐩𝐭𝐢𝐦, 𝐪𝐞̈ 𝐬𝐡𝐤𝐨𝐧𝐭𝐞 𝐩𝐞̈𝐫𝐭𝐞𝐣 𝐭𝐞𝐤𝐧𝐨𝐥𝐨𝐠𝐣𝐢𝐬𝐞̈. 𝐁𝐞̈𝐡𝐞𝐣 𝐤𝐚𝐧𝐚𝐥 𝐢 𝐤𝐮𝐫𝐞𝐬𝐡𝐭𝐣𝐞𝐬 𝐧𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐨𝐫𝐞. 𝐓𝐞𝐥𝐞𝐯𝐢𝐳𝐨𝐫𝐢 𝐧𝐠𝐚 𝐚𝐧𝐚 𝐭𝐣𝐞𝐭𝐞̈𝐫, 𝐬𝐢𝐥𝐥𝐭𝐞 𝐩𝐚𝐦𝐣𝐞. 𝐃𝐡𝐞 𝐩𝐚𝐦𝐣𝐚 𝐤𝐚 𝐟𝐮𝐪𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐞𝐜̧𝐚𝐧𝐭𝐞̈.
Të tregon se përtej asaj që njeh, ekziston diçka tjetër. Ndoshta kjo është arsyeja, pse libri i Luan Jaupit, nuk është vetëm histori teknike. Është edhe histori e marrëdhënies së shqiptarit me botën. Një marrëdhënie e kufizuar, e kontrolluar, e filtruar, por megjithatë nuk mund të mbyllej plotësisht. Kur njeriu dëshiron të shohë, gjithmonë kërkon një dritare. Radioja e televizori, në mënyrën e tyre, ishin dritare.
𝐈𝐧𝐱𝐡𝐢𝐧𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐭 𝐪𝐞̈ 𝐞 𝐝𝐢𝐧𝐢𝐧 𝐬𝐞 𝐭𝐞𝐥𝐞𝐯𝐢𝐳𝐨𝐫𝐢 𝐧𝐮𝐤 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐤𝐮𝐭𝐢
Në librin e Jaupit, shfaqet galeri e tërë profesionistësh. Mes tyre emra si Adrian Qereshniku, Vladimir Shehu, Bardhyl Parruca, Bashkim Kopliku, Anastas Pallogu, Vaso Marto, Esat Ferra, Lulzim Bërhami, Vasil Duka, Johan Furxhiu, Gëzim Nushi, Budion Pojani, Vladimir Bellovoda, Agim Fishta, por edhe shumë të tjerë. Secili ka historinë e vet. Këtu libri fiton vlerë. Nuk flet vetëm për një produkt. Flet për një kulturë pune. Një kulturë, ku profesionisti duhej të dinte të zgjidhte problemin.
𝐉𝐨 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐦𝐨𝐧𝐞̈ 𝐤𝐢𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐦𝐮𝐧𝐝𝐞̈𝐬𝐢, 𝐭𝐞̈ 𝐡𝐚𝐩𝐞𝐣 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐤𝐚𝐭𝐚𝐥𝐨𝐠 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐨𝐫𝐨𝐬𝐢𝐭𝐞𝐣 𝐩𝐣𝐞𝐬𝐚 𝐪𝐞̈ 𝐦𝐮𝐧𝐠𝐨𝐧𝐭𝐞. 𝐒𝐡𝐩𝐞𝐬𝐡 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐣 𝐦𝐞𝐧𝐝𝐮𝐚𝐫. 𝐃𝐮𝐡𝐞𝐣 𝐩𝐫𝐨𝐯𝐮𝐚𝐫. 𝐃𝐮𝐡𝐞𝐣 𝐢𝐦𝐩𝐫𝐨𝐯𝐢𝐳𝐮𝐚𝐫. 𝐃𝐮𝐡𝐞𝐣 𝐩𝐫𝐨𝐝𝐡𝐮𝐚𝐫. 𝐃𝐮𝐡𝐞𝐣 𝐠𝐣𝐞𝐭𝐮𝐫 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐫𝐫𝐮𝐠𝐞̈. 𝐊𝐣𝐨 𝐤𝐫𝐢𝐣𝐨𝐧𝐭𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐥𝐥𝐨𝐣 𝐢𝐧𝐭𝐞𝐥𝐢𝐠𝐣𝐞𝐧𝐜𝐞 𝐩𝐫𝐚𝐤𝐭𝐢𝐤𝐞, 𝐪𝐞̈ 𝐬𝐨𝐭 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐨𝐬 𝐞 𝐤𝐮𝐩𝐭𝐨𝐣𝐦𝐞̈ 𝐩𝐥𝐨𝐭𝐞̈𝐬𝐢𝐬𝐡𝐭. 𝐈𝐧𝐱𝐡𝐢𝐧𝐢𝐞𝐫𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐞𝐤𝐧𝐢𝐤𝐮, 𝐧𝐮𝐤 𝐢𝐬𝐡𝐢𝐧 𝐯𝐞𝐭𝐞̈𝐦 𝐳𝐛𝐚𝐭𝐮𝐞𝐬. 𝐉𝐨 𝐫𝐫𝐚𝐥𝐥𝐞̈ 𝐢𝐬𝐡𝐢𝐧 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐤𝐫𝐢𝐣𝐮𝐞𝐬. 𝐔𝐑𝐓-𝐣𝐚 𝐦𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐳𝐡𝐯𝐢𝐥𝐥𝐨𝐣𝐞̈ 𝐠𝐚𝐦𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐣𝐞𝐫𝐞̈ 𝐩𝐫𝐨𝐝𝐡𝐢𝐦𝐞𝐬𝐡. 𝐁𝐞̈𝐫𝐢 𝐫𝐚𝐝𝐢𝐨, 𝐭𝐞𝐥𝐞𝐯𝐢𝐳𝐨𝐫𝐞̈, 𝐦𝐚𝐠𝐧𝐞𝐭𝐨𝐟𝐨𝐧𝐞̈, 𝐚𝐦𝐩𝐥𝐢𝐟𝐢𝐤𝐚𝐭𝐨𝐫𝐞̈, 𝐮𝐬𝐡𝐪𝐲𝐞𝐬, 𝐩𝐚𝐣𝐢𝐬𝐣𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐮𝐬𝐡𝐭𝐫𝐢𝐧𝐞̈, 𝐩𝐚𝐣𝐢𝐬𝐣𝐞 𝐤𝐨𝐦𝐚𝐧𝐝𝐢𝐦𝐢 𝐩𝐞̈𝐫 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐦𝐚𝐫𝐫𝐣𝐞, 𝐬𝐭𝐚𝐛𝐢𝐥𝐢𝐳𝐚𝐭𝐨𝐫𝐞̈ 𝐭𝐞𝐧𝐬𝐢𝐨𝐧𝐢, 𝐚𝐩𝐚𝐫𝐚𝐭𝐞 𝐦𝐚𝐭𝐞̈𝐬𝐞 𝐞𝐥𝐞𝐤𝐭𝐫𝐨𝐧𝐢𝐤𝐞, 𝐚𝐧𝐭𝐞𝐧𝐚 𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐝𝐮𝐤𝐭𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐭𝐣𝐞𝐫𝐚.
Këtu fillon madhështia e një historie, që tani duket e largët. Një Shqipëri me kufizime të mëdha, kërkonte të ndërtonte industri elektronike. Në Durrës ka njerëz që e morën këtë sfidë mbi vete.
𝐑𝐢𝐭𝐦𝐢 𝐢 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐞𝐩𝐨𝐤𝐞, 𝐧𝐞̈ 𝐜̧𝐝𝐨 𝟏𝟐 𝐦𝐢𝐧𝐮𝐭𝐚 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐫𝐚𝐝𝐢𝐨
“Në çdo 12 minuta një radio.” Vetë nëntitulli të jep ndjesi ritmi. Një radio çdo dymbëdhjetë minuta. Dhe pas çdo radioje njerëz. Arsyje tjetër, pse libri është arkiv i rëndësishëm. Nuk mbështetet vetëm tek kujtesa personale. Kërkon të mbledhë edhe jehonën që URT-ja kishte lënë në shtypin e kohës. Shkrime si “Përshtypje të mëdha nga një uzinë e vogël” e Nonda Bulkës, shkrimet për repartet e ekraneve televizive, për repartet mekanike, për prodhimin, për njerëzit, për përvojat, janë pjesë e një mozaiku. Një mozaik, ku një uzinë nuk është ndërtesa. Është ngjarje. Është fenomen. Është histori.
𝐕𝐞𝐜̧𝐚𝐧𝐞̈𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐭𝐞̈𝐫𝐡𝐞𝐪 𝐯𝐞̈𝐦𝐞̈𝐧𝐝𝐣𝐞𝐧 𝐬𝐡𝐤𝐫𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐗𝐡𝐞𝐯𝐚𝐡𝐢𝐫 𝐆𝐫𝐚𝐝𝐢𝐜𝐞̈𝐬, 𝐦𝐛𝐢 𝐝𝐢𝐬𝐢𝐝𝐞𝐧𝐜𝐞̈𝐧 𝐞 𝐕𝐥𝐚𝐝𝐢𝐦𝐢𝐫 𝐒𝐡𝐞𝐡𝐮𝐭, 𝐪𝐞̈ 𝐦𝐛𝐞𝐭𝐞𝐭 𝐧𝐠𝐚 𝐩𝐫𝐨𝐭𝐨𝐠𝐨𝐧𝐢𝐬𝐭𝐞̈𝐭 𝐞 𝐫𝐞𝐯𝐨𝐥𝐮𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢𝐭 𝐞𝐥𝐞𝐤𝐭𝐫𝐨𝐧𝐢𝐤 𝐭𝐞̈ 𝐔𝐑𝐓-𝐬𝐞̈.
Ndonjëherë për të kuptuar madhështinë e një ndërmarrjeje, nuk duhet të shikosh vetëm produktin final. Duhet të ndjekësh, rrugën që bën ai produkt. Dhe libri i Luan Jaupit këtë e bën. Na çon në repartin mekanik. Në byronë teknike. Në sektorin e stampave. Në presat mekanike. Në presat plastike. Në torneri. Në galvanizim. Në pajisjet e reja. Në remont. Në bojatisje. Në magazinë. Në repartet e tjera.
𝐊𝐣𝐨 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐛𝐨𝐭𝐞̈ 𝐪𝐞̈ 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐮𝐤𝐞𝐭 𝐞 𝐡𝐚𝐫𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐩𝐨𝐫 𝐝𝐢𝐤𝐮𝐫 𝐢𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐨𝐫𝐠𝐚𝐧𝐢𝐳𝐞̈𝐦 𝐪𝐞̈ 𝐩𝐮𝐧𝐨𝐧𝐭𝐞 𝐜̧𝐝𝐨 𝐝𝐢𝐭𝐞̈. 𝐃𝐡𝐞 𝐛𝐫𝐞𝐧𝐝𝐚 𝐤𝐞̈𝐭𝐢𝐣 𝐨𝐫𝐠𝐚𝐧𝐢𝐳𝐦𝐢, 𝐤𝐢𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐧𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳 𝐪𝐞̈ 𝐞 𝐝𝐢𝐧𝐢𝐧 𝐩𝐫𝐨𝐟𝐞𝐬𝐢𝐨𝐧𝐢𝐧 𝐞 𝐭𝐲𝐫𝐞. 𝐊𝐢𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐦𝐣𝐞𝐬𝐡𝐭𝐞̈𝐫𝐢. 𝐊𝐢𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐝𝐢𝐬𝐢𝐩𝐥𝐢𝐧𝐞̈. 𝐊𝐢𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐩𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐞𝐠𝐣𝐞̈𝐬𝐢. 𝐊𝐢𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐥𝐨𝐝𝐡𝐣𝐞. 𝐒𝐞𝐩𝐬𝐞 𝐜̧𝐝𝐨 𝐢𝐧𝐝𝐮𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐤𝐚 𝐝𝐲 𝐟𝐲𝐭𝐲𝐫𝐚. 𝐍𝐠𝐚 𝐧𝐣𝐞̈𝐫𝐚 𝐚𝐧𝐞̈, 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐩𝐫𝐨𝐝𝐮𝐤𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐝𝐞𝐥. 𝐍𝐠𝐚 𝐚𝐧𝐚 𝐭𝐣𝐞𝐭𝐞̈𝐫, 𝐣𝐚𝐧𝐞̈ 𝐝𝐮𝐚𝐫𝐭 𝐪𝐞̈ 𝐥𝐨𝐝𝐡𝐞𝐧 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐚 𝐧𝐱𝐣𝐞𝐫𝐫𝐞̈ 𝐚𝐭𝐞̈. 𝐊𝐣𝐨 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐚𝐫𝐬𝐲𝐞𝐣𝐚, 𝐩𝐬𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐡𝐢𝐬𝐭𝐨𝐫𝐢 𝐞 𝐢𝐧𝐝𝐮𝐬𝐭𝐫𝐢𝐬𝐞̈, 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐣𝐞𝐭𝐞̈ 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐦𝐨𝐧𝐞̈ 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐡𝐢𝐬𝐭𝐨𝐫𝐢 𝐧𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐨𝐫𝐞. 𝐍𝐝𝐫𝐲𝐬𝐡𝐞 𝐦𝐛𝐞𝐭𝐞𝐭 𝐯𝐞𝐭𝐞̈𝐦 𝐬𝐭𝐚𝐭𝐢𝐬𝐭𝐢𝐤𝐞̈. 𝐃𝐡𝐞 𝐥𝐢𝐛𝐫𝐢 𝐢 𝐋𝐮𝐚𝐧 𝐉𝐚𝐮𝐩𝐢𝐭, 𝐩𝐞̈𝐫𝐩𝐢𝐪𝐞𝐭 𝐭𝐚 𝐬𝐡𝐦𝐚𝐧𝐠𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐭𝐞̈ 𝐟𝐭𝐨𝐡𝐭𝐞̈𝐬𝐢.
Nga elementet që tërheq vëmendjen, është edhe përpjekja për të krijuar kulturë më të gjerë profesionale. Në URT u krijuan kurse për gjuhë të huaja, ndër to italishtja dhe anglishtja. Kjo tregon diçka të rëndësishme. Një uzinë nuk jeton vetëm me makineri. Jeton me njerëz, që duhet të mësojnë vazhdimisht. Sidomos elektronika.
Teknologjia nuk pret. Ajo ndryshon. Dhe njeriu ndryshon bashkë me të. Prandaj URT-ja ishte edhe një shkollë. Një shkollë profesionale. Një shkollë jete. Vend ku brezi i vjetër i mjeshtrave, i mësonte brezit të ri jo vetëm si të punonte, por edhe si të mendonte. Pasuri kjo, që nuk matet me metra katrorë.
𝐋𝐢𝐛𝐫𝐢 𝐡𝐨𝐦𝐚𝐳𝐡 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐚𝐭𝐨 𝐪𝐞̈ 𝐧𝐮𝐤 𝐣𝐞𝐭𝐨𝐣𝐧𝐞̈
Në faqet e fundit të historive të mëdha, shpesh mbeten ata që nuk janë më. Është kjo një prej arsyjeve, pse albumet janë të shtrenjta. Një fotografi e vjetër, nuk është vetëm letër. Është muze i vogël i kujtesës. Dhe kur libri, sjell fotografi të punonjësve të URT-së që kanë ndërruar jetë, kryen edhe detyrë tjetër, i rikthen ata për pak çaste në mesin tonë.
Një fytyrë. Një buzëqeshje. Një grup. Një eskursion. Një drekë. Një takim. Një repart. Një ditë pune. Ndoshta dikush, që shikon një fotografi të tillë e thotë me kërshëri. “Ky është babai im.” “Ky është vëllai im.” “Ky është mjeshtri im.”“Ky ishte shoku im.” Dhe ja ku ndodh mrekullia. Libri pushon së qeni libër i autorit. Bëhet libër i familjeve. Bëhet libër i qytetit. Bëhet pronë e kujtesës kolektive.
𝐋𝐮𝐚𝐧 𝐉𝐚𝐮𝐩𝐢 𝐞 𝐤𝐚 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐥𝐢𝐛𝐫𝐢𝐧 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐛𝐢 𝐦𝐢𝐫𝐞̈𝐧𝐣𝐨𝐡𝐣𝐞𝐧. 𝐃𝐡𝐞 𝐦𝐢𝐫𝐞̈𝐧𝐣𝐨𝐡𝐣𝐚, 𝐤𝐮𝐫 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐞 𝐬𝐢𝐧𝐪𝐞𝐫𝐭𝐞̈, 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐩𝐫𝐞𝐣 𝐟𝐨𝐫𝐦𝐚𝐯𝐞 𝐦𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐛𝐮𝐤𝐮𝐫𝐚 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐮𝐣𝐭𝐞𝐬𝐞̈𝐬. 𝐀𝐮𝐭𝐨𝐫𝐢 𝐬𝐡𝐩𝐫𝐞𝐡 𝐟𝐚𝐥𝐞̈𝐧𝐝𝐞𝐫𝐢𝐦𝐢𝐧, 𝐩𝐞̈𝐫 𝐚𝐭𝐚 𝐪𝐞̈ 𝐞 𝐧𝐝𝐢𝐡𝐦𝐮𝐚𝐧 𝐧𝐞̈ 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐛𝐨𝐭𝐢𝐦𝐢𝐭, 𝐝𝐮𝐤𝐞 𝐬𝐣𝐞𝐥𝐥𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐤𝐮𝐣𝐭𝐢𝐦, 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐫𝐫𝐞̈𝐟𝐢𝐦, 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐨𝐭𝐨𝐠𝐫𝐚𝐟𝐢, 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐝𝐨𝐤𝐮𝐦𝐞𝐧𝐭. 𝐄 𝐪𝐮𝐚𝐧 𝐥𝐢𝐛𝐫𝐢𝐧, 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐛𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐮𝐫 𝐧𝐠𝐚 𝐛𝐮𝐣𝐚𝐫𝐢𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐚𝐬𝐢𝐨𝐧𝐢 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐞̈𝐫𝐭𝐞𝐭𝐚𝐭 𝐡𝐢𝐬𝐭𝐨𝐫𝐢𝐤𝐞.
Ka edhe dedikime të veçanta. U drejtohet njerëzve të URT-së. Punonjësve të thjeshtë. Specialistëve të mëdhenj. Atyre që e kthyen Durrësin, në qendër të teknologjisë shqiptare. Atyre që me pasion dhe profesionalizëm, dëshmuan se njeriu mund të kapërcejë kufijtë e kohës, kur ka dëshirë për të bërë diçka. Dhe kështu libri bëhet më njerëzor.
Nuk ka madhështi, vetëm tek drejtori. Nuk ka madhështi, vetëm te kryeinxhinieri. Nuk ka madhështi, vetëm te emri i njohur. Ka madhështi edhe tek ai punëtori, që bëri punën e tij çdo ditë. Tek ajo grua, që qëndroi në repart për vite. Tek tekniku që dinte të gjente defektin, vetëm duke dëgjuar tingullin e aparatit. Tek mjeshtri, që mësoi një djalë të ri. Tek inxhinieri, që u ul mbi një skemë deri natën vonë. Aty është madhështia e vërtetë e një uzine.
𝐅𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐢 𝐔𝐑𝐓-𝐬𝐞̈, 𝐩𝐥𝐚𝐠𝐞̈ 𝐪𝐞̈ 𝐧𝐮𝐤 𝐦𝐛𝐲𝐥𝐥𝐞𝐭
Dhe pastaj vjen fundi. Pas vitit 1993 fillon shkatërrimi i URT-së. Histori e gjatë pune, prodhimi dhe profesionalizmi nis të përmbyset. Kjo është pjesa më e dhimbshme e librit. Nuk flitet vetëm për mbylljen e një fabrike. Po flasim, për shpërbërjen e një ekosistemi njerëzor dhe profesional.
Një uzinë nuk janë vetëm muret e saj. Kur mbyllet një uzinë, shpërndahen njerëzit. Humbet tradita. Ndërpritet zinxhiri i mjeshtërisë. Thyhen marrëdhëniet profesionale. Zhduken pajisjet. Heshtin repartet. Aty ku dikur dëgjohej zhurma e punës, bie heshtje e rëndë. Mund të prishësh një mur për një ditë. Por për të ngritur një kulturë pune duhen dekada. Prandaj humbja e URT-së, nuk mund të shihet vetëm si humbje e një godine apo ndërmarrjeje.
𝐄̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐡𝐮𝐦𝐛𝐣𝐞 𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐤𝐚𝐩𝐢𝐭𝐮𝐥𝐥𝐢, 𝐭𝐞̈ 𝐡𝐢𝐬𝐭𝐨𝐫𝐢𝐬𝐞̈ 𝐬𝐞̈ 𝐭𝐞𝐤𝐧𝐨𝐥𝐨𝐠𝐣𝐢𝐬𝐞̈ 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞. 𝐌𝐛𝐚𝐬𝐞 𝐤𝐣𝐨 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐧𝐝𝐞̈𝐫 𝐚𝐫𝐬𝐲𝐣𝐞𝐭, 𝐩𝐬𝐞 𝐥𝐢𝐛𝐫𝐢 𝐢 𝐋𝐮𝐚𝐧 𝐉𝐚𝐮𝐩𝐢𝐭 𝐤𝐚 𝐚𝐫𝐝𝐡𝐮𝐫 𝐩𝐢𝐤𝐞̈𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐭𝐚𝐧𝐢. 𝐒𝐞𝐩𝐬𝐞 𝐤𝐮𝐫 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐞𝐬𝐚 𝐧𝐮𝐤 𝐟𝐥𝐞𝐭 𝐦𝐞̈, 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐟𝐥𝐚𝐬𝐞̈ 𝐥𝐢𝐛𝐫𝐢. 𝐊𝐚 𝐬𝐢𝐦𝐛𝐨𝐥𝐢𝐤𝐞̈ 𝐢𝐧𝐭𝐞𝐫𝐞𝐬𝐚𝐧𝐭𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐭𝐞̈ 𝐡𝐢𝐬𝐭𝐨𝐫𝐢. 𝐃𝐢𝐤𝐮𝐫 𝐔𝐑𝐓-𝐣𝐚 𝐩𝐫𝐨𝐝𝐡𝐨𝐧𝐭𝐞 𝐫𝐚𝐝𝐢𝐨 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐞𝐥𝐞𝐯𝐢𝐳𝐨𝐫𝐞̈. 𝐒𝐨𝐭 𝐋𝐮𝐚𝐧 𝐉𝐚𝐮𝐩𝐢 𝐤𝐚 “𝐩𝐫𝐨𝐝𝐡𝐮𝐚𝐫” 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐥𝐢𝐛𝐞̈𝐫. 𝐃𝐢𝐤𝐮𝐫 𝐮𝐳𝐢𝐧𝐚 𝐦𝐞𝐫𝐫𝐭𝐞 𝐦𝐚𝐭𝐞𝐫𝐢𝐚𝐥𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐧𝐝𝐫𝐲𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐢 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐨𝐧𝐭𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐩𝐫𝐨𝐝𝐮𝐤𝐭. 𝐒𝐨𝐭 𝐚𝐮𝐭𝐨𝐫𝐢 𝐤𝐚 𝐦𝐚𝐫𝐫𝐞̈ 𝐝𝐨𝐤𝐮𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞, 𝐟𝐨𝐭𝐨𝐠𝐫𝐚𝐟𝐢, 𝐞𝐦𝐫𝐚, 𝐢𝐧𝐭𝐞𝐫𝐯𝐢𝐬𝐭𝐚, 𝐤𝐮𝐣𝐭𝐢𝐦𝐞, 𝐚𝐫𝐭𝐢𝐤𝐮𝐣, 𝐝𝐞̈𝐬𝐡𝐦𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐢 𝐤𝐚 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐮𝐚𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐯𝐞𝐩𝐞̈𝐫.
Dikur një repart prodhonte një pjesë. Një tjetër repart e përpunonte. Një tjetër e montonte. Një tjetër e kontrollonte. Në fund dilte televizori. Sot Luan Jaupi ka bërë diçka të ngjashme me kujtesën. Ka mbledhur pjesët e shpërndara të historisë. I ka vendosur në tryezën e tij. I ka përpunuar. I ka krahasuar. I ka fotografuar. I ka sistemuar. Dhe në fund ka nxjerrë një produkt të ri. Një libër. Një libër që nuk transmeton figurë, por kujtesë. Nuk prodhon tingull, por zëra. Nuk ndez ekran, por ndez mendimin.
𝐊𝐮𝐫 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐭𝐞𝐥𝐞𝐯𝐢𝐳𝐨𝐫 𝐢 𝐯𝐣𝐞𝐭𝐞̈𝐫 𝐛𝐞̈𝐡𝐞𝐭 𝐝𝐞̈𝐬𝐡𝐦𝐢𝐭𝐚𝐫
Mund të ndodhë që një ditë, diku në një magazinë, në një shtëpi të vjetër, në një qoshe të harruar, të gjendet një radio e prodhuar në Durrës. Mund të ketë pluhur. Mund të jetë ndryshkur. Mund të mos punojë më. Por nëse dikush e merr në dorë dhe e sheh me vëmendje, ajo radio do të ketë ende diçka për të treguar.
𝐃𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐭𝐫𝐞𝐠𝐨𝐣𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐝𝐮𝐚𝐫𝐭 𝐪𝐞̈ 𝐞 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐧. 𝐏𝐞̈𝐫 𝐧𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐭 𝐪𝐞̈ 𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐯𝐮𝐚𝐧. 𝐏𝐞̈𝐫 𝐦𝐣𝐞𝐬𝐡𝐭𝐫𝐢𝐧 𝐪𝐞̈ 𝐞 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐨𝐥𝐥𝐨𝐢. 𝐏𝐞̈𝐫 𝐢𝐧𝐱𝐡𝐢𝐧𝐢𝐞𝐫𝐢𝐧 𝐪𝐞̈ 𝐳𝐠𝐣𝐢𝐝𝐡𝐢 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐩𝐫𝐨𝐛𝐥𝐞𝐦. 𝐏𝐞̈𝐫 𝐩𝐮𝐧𝐞̈𝐭𝐨𝐫𝐢𝐧 𝐪𝐞̈ 𝐞 𝐦𝐨𝐧𝐭𝐨𝐢. 𝐏𝐞̈𝐫 𝐟𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐞𝐧 𝐪𝐞̈ 𝐞 𝐛𝐥𝐞𝐮. 𝐏𝐞̈𝐫 𝐝𝐡𝐨𝐦𝐞̈𝐧 𝐤𝐮 𝐚𝐣𝐨 𝐪𝐞̈𝐧𝐝𝐫𝐨𝐢. 𝐏𝐞̈𝐫 𝐳𝐞̈𝐫𝐚𝐭 𝐪𝐞̈ 𝐞𝐫𝐝𝐡𝐞̈𝐧 𝐩𝐫𝐞𝐣 𝐬𝐚𝐣. 𝐃𝐡𝐞, 𝐧𝐝𝐨𝐬𝐡𝐭𝐚, 𝐩𝐞̈𝐫 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐤𝐨𝐡𝐞̈ 𝐤𝐮𝐫 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐮𝐥𝐞𝐣 𝐩𝐫𝐚𝐧𝐞̈ 𝐫𝐚𝐝𝐢𝐨𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐝𝐮𝐤𝐞 𝐮𝐥𝐮𝐫 𝐳𝐞̈𝐫𝐢𝐧, 𝐩𝐞̈𝐫𝐩𝐢𝐪𝐞𝐣 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐞̈𝐠𝐣𝐨𝐧𝐭𝐞 𝐩𝐞̈𝐫𝐭𝐞𝐣 𝐤𝐮𝐟𝐢𝐫𝐢𝐭.
Prandaj një radio e vjetër, nuk është vetëm një radio. As një televizor i vjetër, nuk është vetëm një televizor. Janë objekte të kujtesës. Dhe një uzinë e tërë e lidhur me to, është edhe më shumë. Është histori. Historia e URT-së, është historia e një përpjekjeje shqiptare, për t’u futur në botën e elektronikës. Është historia e një brezi inxhinierësh, fizikantësh, kimistësh, teknikësh dhe punëtorësh, që punuan me mjetet dhe mundësitë e kohës. Është historia e një Durrësi, që përmes njerëzve të tij, arriti të krijojë një qendër të rëndësishme të teknologjisë shqiptare. Dhe mbi të gjitha, është historia e njerëzve.
𝐊𝐣𝐨 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐚𝐫𝐬𝐲𝐞𝐣𝐚, 𝐩𝐬𝐞 𝐦𝐞̈ 𝐝𝐮𝐤𝐞𝐭 𝐬𝐞 𝐭𝐢𝐭𝐮𝐥𝐥𝐢 𝐢 𝐥𝐢𝐛𝐫𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐋𝐮𝐚𝐧 𝐉𝐚𝐮𝐩𝐢𝐭 𝐤𝐚 𝐩𝐞𝐬𝐡𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐞𝐜̧𝐚𝐧𝐭𝐞̈, “𝐍𝐣𝐞̈ 𝐝𝐫𝐢𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐚𝐫𝐞̈ 𝐥𝐢𝐫𝐢𝐧𝐞̈ 𝐞 𝐦𝐮𝐧𝐠𝐮𝐚𝐫.” 𝐒𝐞𝐩𝐬𝐞 𝐧𝐝𝐨𝐧𝐣𝐞̈𝐡𝐞𝐫𝐞̈ 𝐥𝐢𝐫𝐢𝐚 𝐟𝐢𝐥𝐥𝐨𝐧 𝐧𝐠𝐚 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐝𝐫𝐢𝐭𝐚𝐫𝐞. 𝐍𝐠𝐚 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐳𝐞̈ 𝐪𝐞̈ 𝐯𝐣𝐞𝐧 𝐥𝐚𝐫𝐠. 𝐍𝐠𝐚 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐢𝐠𝐮𝐫𝐞̈ 𝐪𝐞̈ 𝐬𝐡𝐟𝐚𝐪𝐞𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐞𝐤𝐫𝐚𝐧. 𝐍𝐠𝐚 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐢𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧, 𝐪𝐞̈ 𝐧𝐮𝐤 𝐞 𝐤𝐢𝐬𝐡𝐞 𝐝𝐞̈𝐠𝐣𝐮𝐚𝐫. 𝐍𝐠𝐚 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐢𝐝𝐞, 𝐪𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐥𝐢𝐧𝐝 𝐧𝐞̈ 𝐦𝐞𝐧𝐝𝐣𝐞. 𝐃𝐡𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐤𝐨𝐡𝐞̈ 𝐤𝐮𝐫 𝐬𝐡𝐮𝐦𝐞̈ 𝐝𝐫𝐢𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐢𝐬𝐡𝐢𝐧 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐛𝐲𝐥𝐥𝐮𝐫𝐚, 𝐫𝐚𝐝𝐢𝐨𝐣𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐞𝐥𝐞𝐯𝐢𝐳𝐨𝐫𝐢 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭𝐞̈ 𝐛𝐞̈𝐡𝐞𝐬𝐡𝐢𝐧, 𝐪𝐨𝐟𝐭𝐞̈ 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐩𝐚𝐤 𝐜̧𝐚𝐬𝐭𝐞, 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐜̧𝐚𝐫𝐣𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐦𝐮𝐫𝐢𝐧 𝐞 𝐢𝐳𝐨𝐥𝐢𝐦𝐢𝐭.
URT-ja prodhoi aparate. Por pa e ditur ndoshta, ajo prodhoi edhe kureshtje. Dhe kureshtja, është një nga format e para të lirisë. Uzina nuk është më. Repartet nuk gumëzhijnë. Shumë prej njerëzve, që e ngritën dhe e mbajtën gjallë, kanë ikur nga kjo botë. Emrat e tyre rrezikojnë të mbulohen nga pluhuri i viteve.
Por ja ku vjen Luan Jaupi. Me aparatin e fotografit. Me kujtesën e njeriut, që ka qenë brenda asaj historie. Me këmbënguljen e gazetarit. Me dashurinë e durrsakut. Dhe hap një libër. Në 290-të faqet e tij, një uzinë e heshtur nis përsëri të bëjë zhurmë. Dëgjon teknikët. Dëgjon inxhinierët. Dëgjon punëtorët. Dëgjon drejtorët. Dëgjon ata që nuk janë më. Dëgjon ata që mbijetuan. Dhe mbi të gjitha, dëgjon një qytet, Durrësin.
𝐍𝐣𝐞̈ 𝐪𝐲𝐭𝐞𝐭, 𝐪𝐞̈ 𝐧𝐮𝐤 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐡𝐚𝐫𝐫𝐨𝐣𝐞̈ 𝐬𝐞 𝐝𝐢𝐤𝐮𝐫, 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐜𝐞𝐩 𝐭𝐞̈ 𝐭𝐢𝐣, 𝐩𝐮𝐧𝐨𝐧𝐭𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐮𝐬𝐡𝐭𝐫𝐢 𝐞 𝐭𝐞̈𝐫𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐬𝐡 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭’𝐢 𝐝𝐡𝐞̈𝐧𝐞̈ 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢𝐬𝐞̈ 𝐫𝐚𝐝𝐢𝐨, 𝐭𝐞𝐥𝐞𝐯𝐢𝐳𝐨𝐫𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐯𝐞𝐧𝐝 𝐧𝐞̈ 𝐡𝐚𝐫𝐭𝐞̈𝐧 𝐞 𝐭𝐞𝐤𝐧𝐨𝐥𝐨𝐠𝐣𝐢𝐬𝐞̈. 𝐏𝐫𝐚𝐧𝐝𝐚𝐣 𝐤𝐲 𝐥𝐢𝐛𝐞̈𝐫, 𝐧𝐮𝐤 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐯𝐞𝐭𝐞̈𝐦 𝐩𝐞̈𝐫𝐬𝐡𝐞̈𝐧𝐝𝐞𝐭𝐣𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐚𝐥𝐮𝐚𝐫𝐞̈𝐧. 𝐄̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐭𝐡𝐢𝐫𝐫𝐣𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐭𝐚𝐬𝐡𝐦𝐞𝐧. 𝐌𝐨𝐬 𝐢 𝐥𝐢𝐧𝐢 𝐡𝐢𝐬𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭𝐞̈ 𝐞 𝐩𝐮𝐧𝐞̈𝐬 𝐭𝐞̈ 𝐡𝐚𝐫𝐫𝐨𝐡𝐞𝐧 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈ 𝐦𝐞 𝐮𝐳𝐢𝐧𝐚𝐭. 𝐊𝐮𝐫 𝐡𝐚𝐫𝐫𝐨𝐡𝐞𝐧 𝐮𝐳𝐢𝐧𝐚𝐭, 𝐡𝐚𝐫𝐫𝐨𝐡𝐞𝐧 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐝𝐮𝐚𝐫𝐭. 𝐊𝐮𝐫 𝐡𝐚𝐫𝐫𝐨𝐡𝐞𝐧 𝐝𝐮𝐚𝐫𝐭, 𝐡𝐚𝐫𝐫𝐨𝐡𝐞𝐧 𝐧𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐭. 𝐃𝐡𝐞 𝐤𝐮𝐫 𝐡𝐚𝐫𝐫𝐨𝐡𝐞𝐧 𝐧𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐭, 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐪𝐲𝐭𝐞𝐭 𝐡𝐮𝐦𝐛𝐞𝐭 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐩𝐣𝐞𝐬𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐞𝐭𝐯𝐞𝐭𝐞𝐬.
Luan Jaupi e ka kuptuar këtë. Prandaj ka hapur këtë dritare. Dhe pas saj edhe pse uzina nuk ekziston më, ende mund të shohim dritën. Dritën e atyre njerëzve që punuan. Dritën e dijes. Dritën e pasionit. Dritën e kujtesës. Dhe mbi të gjitha, dritën e një Durrësi që dikur prodhonte jo vetëm radio e televizorë, por edhe ëndrrën se Shqipëria mund të ndërtonte diçka me duart e veta.
Ky është kuptimi më i thellë i librit të Luan Jaupit. Ai nuk e ringjall dot URT-në. Por ka ringjallur zërin e saj. Dhe sa kohë që ai zë dëgjohet, historia e saj nuk ka humbur.
𝐁𝐮𝐣𝐚𝐫 𝐐𝐞𝐬𝐣𝐚
Durrës: 22 shtator 2026





