Në 6 tetor Argjentina do të luajë ndaj Benin, një ndeshje që do të jetë vallëzimi i fundit për kapitenin e skuadrës Albiceleste. Ylli i futbollit botëror me këtë rast përmes llogarisë së tij në rrjetin social Instagram prezantoi një fanellë të veçantë të cilën ai do ta veshë pikërisht në këtë ndeshje.

Fanella është e dominuar nga ngjyrat bardhekaltër të flamurit argjentinas me detaje që janë në ngjyrë të artë, ashtu sikurse edhe personalizimi në pjesën e pasme të saj, ndërsa logoja e sponsorit teknik ka lënë hapësirë për shkronjën M të Messit.

‘Ndeshja e fundit. Në fanellë për të gjithë jetën’-shkruante Messi në postimin e tij teksa prezantoi këtë fanellë speciale në nder të tij. Lionel Messi e deklaroi tërheqjen e tij nga kombëtarja argjentinase në 31 gusht, pa më shumë se një muaj pas përfundimit të Botërorit 2026 ku arriti deri në finale me Argjentinën e tij duke u mundur nga Spanja. Me kombëtaren Albiceleste Messi ka zhvilluar 207 ndeshje duke shënuar 125 gola.