Situata është përshkallëzuar sërish në protestën afër Kuvendit. Gjatë përplasjeve, policia ka shoqëruar sërish disa persona, ndërsa ata thërrasin në kor: Arrestoni Ramën. 

Pak më herët, gjatë konfrontimit me policinë, një protestues ka humbur ndjenjat. Ndërkohë, reagimi i qytetarëve të tjerë ka qenë i menjëhershëm, duke hedhur ujë dhe duke e masazhuar në kraharor.

Gjatë gjithatë tubimit, protestuesit po vijojnë me thirrjet “parlament i krimit” , “ju nuk na përfaqësoni”, “arrestoni Edi Ramën”.