“Durrësi që duhet të mbetet” – 14 zëra bashkohen për një qytet që nuk është vetëm destinacion turistik, por histori dhe trashëgimi, një qytet që duhet të vazhdojë të ekzistojë me identitetin e tij.
Në Ditën Botërore të Turizmit, një video e veçantë nën ideimin dhe kurimin artistik të regjisores Driada Dervishii sjell në vëmendje atë që do t’u lëmë brezave që vijnë: detin, natyrën, monumentet, historinë dhe kujtesën e një qyteti mijëravjeçar.
14 personazhe të fushave të ndryshme nga Arti, Letërsia, Arsimi, Biznesi etj. bashkohen për Durrësin dhe trashëgiminë që rrezikojmë të humbasim, si edhe për të përcjellë një mesazh të rëndësishëm:
“Mbro natyrën. Ruaj trashëgiminë. Durrësi duhet të mbetet.”
Videoja e realizuar me vjen si bashkëpunim i AMSHC, Eja në Teatër dhe Bibliotekës Publike.
(Në video, sipas radhës së paraqitjes: Arian Leka · Teuta Dhima · Osman Metalla · Edvin Prençe · Fatmira Prodani · Gazmend Oketa · Eduard Shehi · Mirela Ylli · Francesco Vitobello · Doranin Agalliu · Oltsen Gripshi · Eva Budini · Blerina Reçi · Valbona Sakollari).





