Ka përfunduar investimi i dy fushave sportive në Xhafzotaj, njësia administrative Rrashbull.

Kryebashkiakja Emiriana Sako thotë se premtimi u mbajt, duke e kthyer në realitet këtë kërkesë të banorëve, ku të ushtrojnë aktivitete sportive fëmijët dhe të rinjtë e zonës.

Ndërkaq, kryebashkiakja e Durrësit thotë se vijon puna për ndërtimin e të tjera terreneve sportive në çdo njësi administrative, për më shumë hapësira cilësore në shërbim të qytetarëve.