Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) ka reaguar pas shpërthimit të ditës së djeshme në pikën e karburantit në Sarandë.
Në një njoftim zyrtar, ISHTI ka theksuar se pas rezultatit të verifikimeve paraprake, karburanti ishte jashtë funksionit prej rreth tre muajsh dhe ishte në proces rihapjeje.
Ndërkohë sipas u bë gjithashtu me dije se nuk ka pasur depozita gazi apo karburanti në objekt në momentin e ngjarjes.
Njoftimi i ISHTI:
Karburanti që shpërtheu në Sarandë ka qenë jashtë funksionit prej rreth tre muajsh dhe ndodhej në proces rihapjeje. Ky është rezultati i verifikimeve paraprake të kryera në terren nga grupet e inspektimit të Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI), menjëherë pas ngjarjes.
Në pikën e karburantit, nuk ka pasur depozita gazi apo karburanti në objekt në momentin e ngjarjes.
ISHTI vijon mbledhjen dhe verifikimin e të dhënave në terren, në bashkëpunim me strukturat përkatëse, për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.
Duke qenë se objekti ka qenë jashtë funksionit prej rreth tre muajsh dhe ndodhej në proces rihapjeje, në këtë fazë nuk rezulton asnjë përgjegjësi që mund t’i atribuohet ISHTI-t për ngjarjen e ndodhur.





