Protestën e sotme pranë Ministrisë së Brendshme e nisi aktori dhe aktivisti Neritan Liçaj.
Gjatë fjalës së tij, aktori i bëri thirrje shqiptarëve që të shikojnë edhe përtej shtëpisë së tyre.
“Ka qenë një çështje shumë qytetare, shumë patriotike, shumë paqësore. Ne e quajtëm sheshi i Lirisë sepse shikonim njëri-tjetrin në sy dhe ia thonim njëri-tjetrit të vërtetat në sy.
Sinqerisht, mënyrë më paqësore se të kërkosh drejtësi përmes institucioneve, nuk ka. Teatri është një ndër institucionet më të shenjta të këtij vendi dhe kjo drejtësi t’i japë drejtësi atij teatri të pushkatuar.
I bëj thirrje çdo shqiptari që të mos mendoj deri te pragu i shtëpisë së vetë sepse aty nuk mbaron bota shqiptare, aty fillon. Çdo gjë[ që ka të bëjë me këtë vend ka të bëjë edhe mua, edhe me ty. Ka të bëjë me të ardhmen, me atë që do mbjellim nesër”, tha Liçaj në fjalën e tij.





