Ka nisur firmosja e peticionit për rindërtimin e Teatrit Kombëtar. Peticioni është duke u firmosur nga qytetarët në sheshin e protestës, ku ka nisur edhe grumbullimi i njerëzve.
Peticioni ka nisur online që prej ditës së djeshme duke marrë mijëra firma, ndërsa firmosja e tij fizike ka nisur në bulevard, pak minuta para nisjes së protestës së radhës, të lajmëruar në orën 17.30.
Peticioni, përveç nënshkrimit në Tiranë, do të shpërndahet edhe në rrethe të tjera të vendit.
Çfarë synon peticioni:
Të rindërtojmë Teatrin Kombëtar atje ku ishte e si ishte
Shembja e Teatrit Kombëtar ishte një nga eventet më të tmerrshme që mund të ndodhnin ne kohë karantine. Natën, në errësirë, me dhunë, në pabesi dhe me frikën se kush po e mbronte Teatrin ditë e natë nuk do të dorëzohej kurrë. Sot, akoma më shumë, duhet kerkuar me vendosje e besim rindëritmi i Teatrit Kombëtar atje ku ishte e si ishte.
Ndryshojnë qeveritë dhe pushtetarët e trashegimia kulturore vendoset herë pas here në rrezik. Rasti i shembjes se Teatrit Kombetar prezanton një nga me të pabesueshmit e me të cuditshmit raste të aferave korruptive politike në dëm të pronës publike.
Me vendimin 377/2020 qeveria Shqiptare largoi prej vetes të gjitha përgjegjësitë për të mos patur pasoja të renda imazhi dhe elektorale, por pasojat jane mese evidente e ato do jene akoma e më fundosëse jo vetëm për bashkinë Tiranë por për te gjithë grupin e qeverisjes aktuale që bëri transferimin e pronësisë së truallit të Teatrit Kombetar nga pronë shtetërore në pronë bashkiake.
Situata është e papranueshme dhe Teatri Kombetar duhet te rindertohet sa më parë atje ku ishte e si ishte. Trashëgimia kulturore dhe historike është e shenjtë dhe e paprekshme nga kthetrat korruptive të politikës e për këtë motiv rindërtimi i Teatrit Kombetar duhet të kthehet në objektivin kryesor jo vetem për banorët e artistët e Tiranës por për të gjithë komunitetin dhe popullin shqiptar.





