Një operacion masiv po zhvillohet në të gjithë qarqet e vendit për parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike.
Në operacion marrin pjesë forcat e rendit dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë. Bëhet fjalë për rreth 40 persona të shoqëruar.
Fillimisht procedimi penal u regjistrua nga Kukës, ndaj një grupi që kultivonte kanabis dhe më pas u përhap si hetim në gjithë Shqipërinë.
Po ashtu janë sekuestruar edhe disa kubikë kanabisi edhe pse ende nuk dihet sasia.
Për hetimin mbi 1- vjeçar janë përdorur metoda speciale përgjimi dhe vëzhgimi nga Policia deri në zbulimin e këtyre personave që kryenin veprimtari të paligjshme.





