Besiktashi ka instaluar një tunel për dezinfektimin e lojtarëve përpara se të futen në fushë për stërvitje individuale, pasi një ditë më parë një futbollist dhe një pjesëtar i stafit rezultuan pozitiv me koronavirus.

Të gjithë futbollistët dhe pjesëtarët e stafit janë të detyruar të kalojnë përmes këtij tuneli dezinfektimi kur të futen në fushë, një masë kjo e ndërmarrë nga klubi për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit.

Infektimi në radhët e Besiktashit u njoftua vetëm tre ditë pasi president i Federatës Turke bëri të ditur që kampionati pritet të nisë muajin e ardhshëm.

Në fakt, Turqia është një nga vendet e fundit në Europë që vendosi të pezullonte futbollin, gjë e cila ndodhi në datë 17 maj kur shumica e vendeve të tjera kishin ditë që e kishin ndërmarrë këtë hap.

U deshën të regjistroheshin vdekjet e para në Turqi që të merrej vendimi për pezullimin e futbollit, teksa ndeshjet vazhduan të luheshin pavarësisht se virusi po përhapej me shpejtësi në Europë.