Getafe ishte shortuar të luante me Interin në Europa Ligë, por me shpërthimin e Koronavirusit ndeshja u bë e pamundur të luhej, pasi u pezullua përkohësisht futbolli.

Megjithatë tashmë po shkon gjithçka drejt përmirësimit dhe të gjithë po mendojnë për rifillimin e kampionateve, por edhe të ndeshjeve në kompeticionet europiane.

Presidenti i Getafes, Angel Torres, ka zbuluar se skuadra e tij do luajë dy ndeshjet me Interin në Europa Ligë në fillim të gushtit në një periudhë kohore shumë të shkurtër.

“Kemi dëgjuar nga UEFA që raundi i 1/16 në Europa Ligë do të luhet. Do të luajmë me Interin në 2 ose 3 gusht në Itali sigurisht me dyer të mbyllura, ndërsa ndeshja e kthimit do luhet në 6 ose 7 gusht në Spanjë. Nëse do e kishim të pamundur të luanim në Milano, atëherë do luanim në një fushë neutrale”, u shpreh Torres.