Gjatë mbledhjes online të Komitetit Teknik për situatën e Covid-19, kryeministri Edi Rama ka thënë se shërbimi i transportit publik është shqetësimi më i madh deri më tani.
“Mbetet shqetësim transporti publik me autobus, ndër qytetas por edhe në qytet. Do gjejmë një formulë kompromisi nuk e dimë ende se si do të jetë, Pjesa tjetër po çlirohet ndjeshëm, Kuptohet jo grumbullim më shumë se 10 veta. Do jemi tërësisht të ekspozuar prandaj duhet të kemi një intensitet të madh me sensibilizimin.”, tha Rama.
Sipas kreut të qeverisë, pas 18 majit do të vijoje procesi i hapjes dhe flukseve nga ajri dhe toka për hyrjen në Shqipëri.
“Do të konsultojmë me ju të gjitha masat. Deri në datë 18 janë ato që janë pastaj do të vijë procesi i hapjes dhe flukseve për të hyrë në Shqipëri nga ajri apo toka, aty do të jetë një tjetër sfidë për të respektuar rregullat e karantinimit në shtëpi për ata që do të hyjnë në Shqipëri. Do të ishte mirë që ministria e Shëndetësisë të përgatisë disa materiale sensibiluzuese për qytetarët në kushtet e rihapjes për kujdes dhe respektimin e masave”, tha ai.





