Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të mërkurë me një tjetër video- projekt, atë të Parkut të Madh të Durrësit.
Bëhet fjalë për parkun që do të ndërtohet mbi vendgrumbullimin e plehrave të Porto Romanos, që e cilëson si një vatër kanceroze gjysmë shekullore.
Sipas projektit, do të ndërtohen Kopësht Botanik, Parking, zonë aksesi, zonë teknike, wallclimbing, 3 fusha basketbolli, 2 fusha tenisi, një minifushë futbolli.
E gjitha kjo sipas Ramës do të realizohet në më pak se një vit, në muajin maj të vitit 2021 parashikohet të ketë përfunduar e të gjithë fëmijët mund ta kalojnë aty festën e 1 Qershorit.
Sa i përket plehrave të Durrësit, ato do të depozitohen në vendgrumbullimin e Sharrës dhe nuk do të ketë më plehra në Porto Romano.
STATUSI NGA EDI RAMA
MIRËMËNGJES me projektin e Parkut të Madh të Durrësit që do të zerë vendin e vatrës gjysëm shekullore kanceroze të plehrave në Porto Romano





