Salomon Kalou është pezulluar nga Hertha Berlin, pas një videoje të postuar në rrjetet sociale, ku dallohet ai dhe lojtarët e tjerë duke thyer rregullat e higjienës dhe distancimin social. Veç kësaj ai ka kënduar edhe një këngë dhe më kas klubi gjerman e ka pezulluar ish-lojtarin e Chelsea, i cili është edhe një nga lojtarët me më shumë përvojë në skuadrën gjermane. Kalou  më vonë ka kërkuar falje për lëmshin e krijuar.

“Më vjen keq nëse kam dhënë përshtypjen se nuk po e marr seriozisht koronavirusin. Dua të kërkoj falje për këtë. Realiteti në fakt është e kundërta e  asaj, pasi me të vërtetë jam i shqetësuar për njerëzit në Afrikë, pasi sistemi shëndetësor atje nuk është ka i mira sa në Gjermani”, thotë Kalou, i cili nuk e mendonte se e gjitha do të shikohej negativisht.

“Gjithashtu u kërkoj falje edhe atyre që u shfaqën në video, pasi ata nuk e dinin që unë po transmetoja ‘live’ dhe nuk do të doja t’i sillja në këtë situatë”, përfundon Kalou, i cili është kritikuar shumë për videon e publikuar. Në lidhje me ngjarjen ka komentuar edhe një nga drejtuesit më të lartë të Hertha Berlin.Michael Preetz,

Drejtori i Përgjithshëm, ka deklaruar: “Me videon e tij, Salomon Kalou jo vetëm që i ka bërë një dëm të madh Hertha Berlin, por krijon edhe përshtypjen se futbollistët nuk e po marrin seriozisht çështjen e koronavirusit, në një kohë kur po bëhet një diskutim i madh në lidhje me rikthimin e futbollit. Dua të theksoj se ne vazhdojmë t’i njoftojmë të gjithë për zbatimin e udhëzimeve të autoriteteve për higjienën dhe distancimin shoqëror, si dhe bëjmë thirrje për respektimin e rregullave. Hertha Berthin shpreh keqardhjen e madhe për sjelljen e Salomon Kalou, veçanërisht prej faktit që ai është një lojtar shumë i vlerësuar dhe me eksperiencë”.