Përmes një postimi në Facebook, Presidenti Ilir Meta njofton se sot ka zhvilluar një bashkëbisedim me ambasadorin e Italisë, Fabrizio Bucci.

Meta shkruan se gjatë bashkëbisedimit ka vlerësuar se Italia mbetet një partner i pazëvendësueshëm strategjik i Shqipërisë.

POSTIMI I METËS

Kënaqësi të zhvilloja një bashkëbisedim të frytshëm me Ambasadorin e Italisë, Fabrizio Bucci.

Vlerësova se Italia mbetet një partner i pazëvendësueshëm strategjik i Shqipërisë dhe se të dy vendet tona kanë potencial të jashtëzakonshëm për të forcuar më tej marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale në të gjitha fushat.

Ndamë bindjen për thellimin e një bashkëpunimi të domosdoshëm për të përballuar me sukses edhe fazën e vështirë post-COVID.

E falenderova përsëri për mbështetjen e madhe financiare që Italia dha për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit.

Andrà tutto bene!