Mbrëmja e së hënës ishte e veçantë për tifozët e Juventusit. Ylli i skuadrës bardhezi Cristiano Ronaldo u rikthye në Torino ku u prit nga forca të shumta sigurie në aerport. CR7 e kaloi karantinën në vendëlindjen e tij Madeira në Portugali ndërsa tashmë do të nisë stërvjtjen individuale në Torino.

Tani në Itali po përgatiten për rifillimin e stërvitjeve dhe bardhezinjtë u kërkuan futbollistëve të riktheheshin në Itali dhe të ishin gati. 

Gjithçka sipas planit dhe udhëzimeve të qeverisë, që ka njoftuar më parë se ekipet mund të nisin përgatitjet me 18 maj.

Kështu, Ronaldo do të qëndrojë për 14 ditë i izoluar, sikurse edhe kërkohet nga autoritetet. Më pas ai do të jetë gati të stërvitet me ekipin. Sigurisht nuk do të jetë i vetmi që do të izolohet, pasi janë edhe tetë lojtarë të Juventusit që ishin larguar nga Italia dhe po qëndronin pranë familjeve të tyre.