Nejmar mesa duket e ka seriozisht kërkesën për t’u rikthyer te Barcelona edhe pse do t’i duhet të ulë ndjeshëm rrogën e tij sezonale. Braziliani do të marrë parasysh krizën që do të lejë në botën e futbollit koronavirusi dhe të pranojë shkurtmin e të ardhurave.

Megjithatë, dëshira e tij është më e madhe se aspekti financiar, ndërsa së fundmi bëhet e ditur se sulmuesi ka refuzuar edhe një ofertë për rinovim nga ana e PSG.

Shuma e ofruar nga ana e parisienvëe ishte 100 milionë euro dhe këtu bëhej fjalë vetëm për të marrë një aprovim nga Nejmar, pasi me kalimin e kohës, në llogarinë e 28-vjeçarit do të kalonin tjera shifra të mëdha.

Tashmë, topi ka kaluar në fushën e Barcelonës dhe mbetet që blaugranët ta vlerësojë sakrificën e futbollistit dhe në verë të ofrojë një shumë bindëse për francezët.