Ish-futbollisti legjendar i Interit Xhuzepe Bergomi i bën thirrje klubit zikaltër që të blejë menjëherë mesfushorin e Mançester Junajtid.Ish-kampioni i botës në vitin 1982 beson se futbollisti francez mund të rikthehet në formën më të mirë nëse rikthehet në Itali dhe menaxhohet në mënyrën e duhur.

“Nëse doni ta merrni, duhet ta bëni menjëherë një gjë të tillë. Nëse keni potencial ekonomik, duhet të veproni menjëherë. Është e vërtetë që Pogba nuk ka qenë në nivelin e tij më të mirë në sezonet e fundit, por ai do të kthehet te futbolli që di të bëjë më së miri. Nuk ka nevojë të përshtatet.

Me fizikun dhe cilësitë teknike që ka, mund të bëhet sërish protagonist në Serinë A. Janë pak lojtarë me cilësitë e tij”, u shpreh Xhuzepe Bergomi.Juventus, Real Madridi, por dhe Interi dëshirojnë që të blejnë Pogbanë për sezonin e ardhshëm.