Lorenco Vila ka shpërthyer tek Teuta këtë sezon, sidomos nga koha kur drejtimin e ekipit durrsak e ka marrë Edi Martini.
Në një prononcim të dhënë së fundmi, Vila është shprehur se dëshira e tij e madhe për këtë sezon është të arrijë objektivat me skuadrën dhe t’ia dalë të fitojë një trofe, siç është Kupa e Shqipërisë.
“Kemi bërë stërvitje me nga 2-3 lojtarë në fushë. Presim kur të na thonë klubi e vazhdojmë stërvitemi në fushë. Jemi në pritje të vendimit e shpresoj të na kthejnë përgjigje pasi duhet dy javë kohë për t’u përgatitur.
Me Martinin kam shpërthyer dhe kam kaluar një formë shumë të mirë. Falënderoj edhe Bledi Shkëmbin për besimin që më ka dhënë, por nuk ia dola të shpërthej nën urdhrat e tij.
Me ardhjen e Emiliano Vilës te Teuta më ka dhënë shumë këshilla dhe mundohem të mësoj shumë prej tij. Kallaku është më i suksesshëm me femrat, po e them këtë meqë e kam shumë shok.Shpresoj që me rifillimin e kampionatit, të arrijmë objektivat dhe të fitoj një trofe me Teutën, siç është Kupa e Shqipërisë.”, u shpreh Vila.





