Presidenti i Juventusit, Andrea Anjeli ka konfirmuar qëndrimin e tij në lidhje me fatin e titullit për këtë sezon, që flet qartë se nuk dëshirojnë titull në tavolinë por në fushën e blertë.
Kjo ka qenë deklarata e numrit 1 të bardhezinjve pak kohë më parë, mirëpo ai e ka konfirmuar këtë qëndrim edhe të premten, me anë të pëlqimit të një komenti në “Twitter”, i bërë nga një tifoz juventin.
“Titulli i PSG-së? Nuk duam të fitojmë në këtë mënyrë, sepse ne nuk jemi Interi,” ishte komenti që thumbonte rivalët e Interit dhe arriti të merrte pëlqimin e presidentit.
Me anë të këtij këtij veprimi, Anjeli ka bërë të qartë se Juventusi, i cili është kampion në fuqi prej 8 vitesh në Itali, është i aftë të fitojë vetë titullin dhe nuk e dëshiron t’ia japin në tavolinë.





