Nga Mentor Kikia
Nuk besoj(ende) se i gjithë ky makth që po heq njerëzimi është një plan shoqërish sekrete për të ndryshuar botën. As plan i “Masonëve” për të rrëzuar Donlad Trumpin. As plan i Bill Gates për të seleksionuar njerëzimin. As plan korruptiv i OBSH-se në bashkëpunim me Kinën.
Por besoj se pas kësaj që ne bëjmë në fundjavë, është budallallëku më i madh të mbyllemi gjatë javës në shtëpi, apo të kufizojmë veprimet tona.
Jo, karantinimi nuk ka më asnjë kuptim!
Nuk e di nëse ia vlejti shkencërisht për të luftuar virusin, por tani karantinimi ka rënë si masë. Në fundjavë të gjithë dynden rrugëve e shesheve. Nëse nuk del burri, del gruaja në turmë, dhe nëse infekltohet ajo, e “ha” edhe burri në shtëpi, dhe po kështu edhe e anasjellta.
Ata që kishin liridaljen, mbushën bulevardet plot, sheshet plot, lulishtet plot. Të tjerë, që i përkasin oligarkisë shoqërore, vërshuan në bregdet, meqë policia nuk i ndalon.
Jo, as gjendja e emergjencës, as gjendja e jashtëzakonshme, as karantina e asgjë tjetër nuk kanë më asnjë vlerë “mjeksore”.
Mbyllja e metejshme nuk është më një masë parandaluese, por një eksperiment social.
Fotot jane te dites sotme, ne qytete te ndryshme.