Federata Shqiptare e Futbollit ka gati planin: Superiorja të rinisë në 24 maj dhe të përfundojë në 16 korrik. Duke shpresuar se situata do të shkojë drejt stabilizimit, institucioni i futbollit në vend ka hartuar kalendarin se si do të zhvillohen ndeshjet në muajin e ardhshëm. Pritet të jepet “OK”-ja nga qeveria dhe në datën 2 maj skuadrat të zbresin në fushë për të rinisur stërvitjen.

Nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve, ndeshjet do të luhen çdo fundjavë, ndërsa në mesjavë siç ka ndodhur zakonisht, do të zhvillohen takimet e mbetura të Kupës së Shqipërisë.

Më poshtë mund të shihni kalendarin e hartuar nga Sektori i Garave në FSHF.

Kujtojmë që UEFA ka lënë 3 gushtin si datën që çdo Federatë duhet të çojë emrat e skuadrave që do të luajnë në Kupat e Europës. Ndërkohë në datën 26 korrik është parashikuar të luhet finalja e Kupës së Shqipërisë. Ndërsa në 29-30 do të zhvillohen takimet “Play-Off”.